NATO u bën thirrje talibanëve të mundësojnë evakuim të sigurt nga Afganistani
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber gjatë konferencës për media pas takimit virutal të ministrave të jashtëm të NATO-s. Bruksel, 20 gusht 2021.
Aleanca Veri-atlantike (NATO) i ka bërë thirrje talibanëve që të lehtësojnë evakuimin “e sigurt dhe të rregullt” të të huajve dhe afganëve që kanë leje për t’u larguar nga Afganistani, pas raportimeve se disa njerëz po kanë vështirësi që të arrijnë në aeroportin e Kabulit.
“U bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan që të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e tyre të sigurt dhe të rregullt, përfshirë edhe përmes Aeroportit Hamid Karzai në Kabul”, thanë 30 anëtarët e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët më 20 gusht, pasi mbajtën një mbledhje urgjente.
“Përderisa operacionet e evakuimit po vazhdojnë, ne do të ruajmë koordinimin tonë të ngushtë përmes mjeteve ushtarake të aleatëve” në aeroport, thuhet në deklaratë.
Takimi virutal i minsitrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. 20 gusht 2021.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha ministrave të jashtëm, që morën pjesë në takim, se “sfida kryesore” për aleancën është që të sigurohen që njerëzit të arrijnë deri në aeroport, pasi ka raportime se militantët po përndjekin afganët që kanë punuar për NATO-n.
NATO-ja ka prezencë civile prej rreth 800 personash në Afganistan, ku përfshihen edhe shumë afganë, por nuk ka personel ushtarak në terren.
Megjithatë, mijëra ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve po vazhdojnë që ta mbrojnë aeroportin në Kabul dhe po koordinojnë evakuimet, që po pengohen nga shumë faktorë, që prej postblloqeve të ngritura nga talibanët e deri te problemet me dokumentacion.
Dymbëdhjetë persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit që prej 15 gushtit, ka thënë NATO-ja dhe zyrtarët talibanë, pas raportimeve se luftëtarët talibanë po pengojnë afganët që të futen në aeroport.
NATO mbajti një takim virtual për të diskutuar përpjekjet për evakuim dhe për të diskutuar për marrëdhëniet në të ardhmen me talibanëve, teksa janë rritur raportimet se militantët po kryejnë vrasje në zonat që po kontrollojnë. Këto raportime kanë rritur shqetësimet se talibanët do të rikthejnë rregullat shtypëse që ishin në fuqi në kohën kur ky grup sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001.
Në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të anëtarëve të NATO-s u tha po ashtu se “ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë lidhur me ngjarjet e rënda në Afganistan dhe bëjmë thirrje që t’i jepet fund menjëherë dhunës. Ne po ashtu shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me raportimet për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në mbarë Afganistanin”.
Pas takimit, Stoltenberg tha se “talibanët duhet të respektojnë të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve afganë”.
Duke folur për shqetësimet se Afganistani mund të bëhet sërish strehë për ekstremistët, nën sundimin e talibanëve, Stoltenberg tha se aleanca “nuk do të lejojë terroristët të na kërcënojnë edhe njëherë ne nga Afganistani”.
Bota solidarizohet me afganët pas kthimit të talibanëve
1/23Refugjatët afganë, që ikën nga Afganistani më 1996, duke mbajtur pllakate dhe flamuj amerikanë, kanadezë dhe afganë, gjatë një tubimi para ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht 2021)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/23Refugjatët afganë, të ikur nga vendi i tyre më 1996, duke mbajtur një pllakat, me thirrje për t'i ndihmuar popullit në Afganistan, gjatë pjesëmarrjes në një tubim para ambasadës amerikane në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/23Një grua afgane duke mbajtur një fëmijë gjatë një tubimi para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/23Refugjatë të ikur nga Afganistani më 1996 duke mbajtur një pllakat, gjatë një tubimi para ambasadës amerikane në Bishkek, Kirgizi, për të kërkuar shpëtimin e popullatës në Afganistan, pas kthimit të talibanëve. (19 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/23Njerëzit duke marrë pjesë në një demonstratë të thirrur nga shoqata feministe "Ca la Dona", në mbështetje të grave dhe vajzave afgane, në Barcelonë, Spanjë. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/23Disa gra duke mbajtur pllakate gjatë një demonstrate në Barcelonë, Spanjë, në mbështetje të grave dhe vajzave afgane, teksa ekzistojnë shqetësime se të drejtat e tyre mund të kufizohen pas kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/23Një vajzë duke mbajtur një banderolë me porosinë "Ekstremistët kanë treguar se kujt i frikësohen më së shumti: një vajze me libër", gjatë një demonstrate në Barcelonë, Spanjë, në mbështetje të grave dhe vajzave afgane. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/23Një grua duke mbajtur një flamur afgan gjatë një demonstrate të mbajtur në Barcelonë, Spanjë, nga një shoqatë feministe, në përkrahje të grave dhe vajzave afgane. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/23Pjesëmarrësit duke valëvitur flamurin e Afganistanit, gjatë një demonstrate para ndërtesës së Rajhstagut, dhomës së poshtme të parlamentit, Bundestag, në Berlin, Gjermani, për të kërkuar evaukimin e njerëzve nga Afganistani, ku talibanët janë kthyer në pushtet. (17 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/23Demonstruesit duke mbajtur pllakate me porosinë "Shpëtoni vajzat tani - Jetët e afganëve vlejnë", para ndërtesës së dhomës së poshtme të parlamentit gjerman, në Berlin. (17 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/23Pjesëmarrësit duke mbajtur një flamur kombëtar afgan, teksa demonstronin në Berlin, Gjermani, për të kërkuar evakuimin e njerëzve nga Afganistani, pasi vendi ra në duart e talibanëve. (17 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/23Demonstruesit, përfshirë ish-përkthyes për ushtrinë britanike në Afganistan, mbajnë pllakate gjatë një proteste para Parlamentit britanik, në Londër, Angli, pas tërheqjes së trupave dhe kthimit të talibanëve në pushtet në Kabul. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
13/23Ish-bashkëpunëtorë të ushtrisë britanike në Afganistan dhe persona të tjerë duke protestuar para Parlamentit britanik, në Londër, Angli, dhe duke kërkuar mbrojtjen e popullatës në Afganistan përballë talibanëve. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
14/23Një banor i Indisë me origjinë afgane duke mbajtur flamurin kombëtar të Afganistanit, gjatë një tubimi në Kalkutë, për të shënuar 102-vjetorin e pavarësisë së Afganistanit dhe për të protestuar kundër kthimit të talibanëve në pushtet. (19 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
15/23Një person i mbuluar me flamurin afgan duke qëndruar në një tubim të banorëve të Indisë me origjinë afgane, në Kalkutë, ku u brohoritën sllogane, teksa shënohej 102-vjetori i pavarësisë së Afganistanit dhe u protestua kundër kthimit të talibanëve në pushtet. (19 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
16/23Demonstruesit në Bruksel, Belgjikë, duke mbajtur një flamur të madh afgan, gjatë një proteste kundër rënies së Afganistanit përsëri në duart e talibanëve. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
17/23Një demonstrues afgan, me flamurin kombëtar të Afganistanit të vizatuar në fytyrën e tij, duke shikuar gjatë një proteste në Bruksel, Belgjikë, kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
18/23Demonstruesit afganë në Bruksel, Belgjikë, duke mbajtur një portret të komandantit të ndjerë afgan, Ahmad Shah Massoud, gjatë një proteste kundër talibanëve. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
19/23Një demonstrues afgan, me flamurin kombëtar të Afganistanit të vizatuar në fytyrë, duke brohoritur gjatë një proteste kundër talibanëve, në Bruksel, Belgjikë. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
20/23Afganët që jetojnë në Greqi duke mbajtur flamuj afgan teksa merrnin pjesë në një protestë në Athinë, kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
21/23Afganët që jetojnë në Greqi duke mbajtur një pllakat, gjatë një proteste në Athinë, me thirrjen për ndalimin e vrasjes së afganëve, teksa talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
22/23Një grua afgane që jeton në Greqi, duke mbajtur një flamur të Afganistanit në Athinë, gjatë një proteste kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
23/23Afganët që jetojnë në Greqi brohoritin në Athinë gjatë një proteste kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)
Njerëzit nëpër botë po protestojnë kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Shumë prej tyre po kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që të ndërhyjnë, pasi Perëndimi u kritikua për tërheqje të hershme të trupave nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Mposhtja e grupit terrorist Al-Kaida, që orkestroi sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe strehimi i terroristëve nga talibanët në Afganistan, ishte arsyeja kryesore e pushtimit të Afganistanit nga SHBA-ja më 2001, që rrëzoi nga pushteti talibanët.
Militantët talibanë kanë tentuar që të sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar, që prej se morën nën kontroll Kabulin më 15 gusht, se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse – brenda suazave të parimeve të Islamit. Po ashtu, ata janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj atyre që kanë punuar me forcat e huaja apo me qeverinë e kaluar.
Por, mijëra afganë, nga frika e talibanëve, po dynden drejt aeroportit në Kabul dhe po tentojnë që të ikin nga Afganistani përmes rrugëve tokësore.
Në një raport të publikuar nga Kombet e Bashkuara më 19 gusht u tha se personat që kanë punuar me forcat e SHBA-së, të NATO-s, por edhe me ish-qeverinë afgane, rrezikojnë të përballen me torturë dhe vrasje.
Ndërkaq, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se talibanët kanë vrarë nëntë burra të komunitetit etnik Hazara pasi militantët muajin e kaluar morën nën kontroll provincën Ghazni, duke rritur shqetësimet se ky grup militant sunit, do të shënjestrojë minoritetet etnike dhe fetare në Afganistan.
Zyrtarët kanë thënë gjatë kësaj jave se rreth 10.000 qytetarë amerikanë janë ende në Kabul dhe presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojë në Kabul, edhe pas 31 gushtit – që është afati i fundit për tërheqjen e trupave – nëse është e nevojshme, derisa të evakuohen të gjithë amerikanët.
Ushtria amerikane ka evakuuar rreth 9.000 persona, ndërkaq NATO ka thënë se në përgjithësi mbi 18.000 persona janë larguar nga Kabuli. Mbi 6.000 persona, që janë ish-përkthyes për forcat e huaja, po presin që të evakuohen.