Ndërlidhjet

Netanyahu e quan kryeministrin australian "politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin.

Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë.

Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli ua anuloi vizat diplomatëve australianë në Autoritetin Palestinez, pas vendimit të Australisë për ta njohur shtetin palestinez dhe anulimit të vizës së një ligjvënësi izraelit.

“Historia do ta kujtojë Albanesen për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në X.

Ligjvënësi izraelit pritej të takohej me komunitetin hebre në Australi, i cili është përballur me një rritje të ndjeshme të sulmeve antisemitike që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, pothuajse dy vjet më parë.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha të hënën vendimi i Izraelit për ndalim vizash është “reagim i paarsyeshëm” dhe tha se Qeveria e Netanyahut po e rrit izolimin diplomatik të Izraelit.

Izraeli po përballet me presion gjithnjë e më të madh ndërkombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave civile nga ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës.

Albanese tha më 12 gusht se Netanyahu është duke e “mohuar” krizën humanitare në Gazë.

Ai e bëri këtë deklaratë një ditë pasi njoftoi se Australia mund ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke ndjekur shembullin e Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Netanyahu ka thënë se një veprim i tillë do të shërbente si shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili nxiti luftën në Gazë.

Fotografitë nga lart tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gazë

Një pamje ajrore nga një aeroplan ushtarak jordanez shfaq Rripin e Gazës, para lëshimit të ndihmave humanitare mbi të, më 17 gusht 2025.<br>
1/10 Një pamje ajrore nga një aeroplan ushtarak jordanez shfaq Rripin e Gazës, para lëshimit të ndihmave humanitare mbi të, më 17 gusht 2025.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një zonë e shkretuar në Rripin e Gazës.
2/10 Një zonë e shkretuar në Rripin e Gazës.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ndërtesa të shkatërruara në Gazë.
3/10 Ndërtesa të shkatërruara në Gazë.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pamje nga lart e Gazës së rrafshuar nga bombardimet izraelite.
4/10 Pamje nga lart e Gazës së rrafshuar nga bombardimet izraelite.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Gaza, e fotografuar nga një aeroplan ushtarak jordanez.
5/10 Gaza, e fotografuar nga një aeroplan ushtarak jordanez.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Shkatërrimi i Gazës, i parë nga qielli.
6/10 Shkatërrimi i Gazës, i parë nga qielli.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ushtria jordaneze duke lëshuar ndihma mbi Gazë.
7/10 Ushtria jordaneze duke lëshuar ndihma mbi Gazë.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një pjesë e shkatërruar e Rripit të Gazës.
8/10 Një pjesë e shkatërruar e Rripit të Gazës.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Bregdeti i Gazës, i fotografuar nga aeroplani.
9/10 Bregdeti i Gazës, i fotografuar nga aeroplani.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Shkatërrimi i zonës bregdetare të Gazës.
10/10 Shkatërrimi i zonës bregdetare të Gazës.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka vrarë mbi 62.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Izraeli i mohon këto akuza.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG