Ngjarjet më me rëndësi të vitit nëpër foto
Këto imazhe të përmbledhura në një fotogaleri tregojnë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që e karakterizuan vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Luftëtarët talibanë kontrollojnë vendin e një shpërthimi, pranë Ministrisë së Brendshme, në Kabul, Afganistan, 1 janar 2023. Një bombë shpërtheu pranë një postblloku në aeroportin ushtarak të Kabulit mëngjesin e së dielës, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, tha një zyrtar taliban. Ky ishte shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023 në Afganistan.
2
Një karikaturë e portretit të presidentit francez, Emmanuel Macron, shihet gjatë një proteste për të dënuar revistën franceze Charlie Hebdo për ribotimin e karikaturave që fyenin udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, para Ambasadës franceze në Teheran, Iran, 8 janar 2023.
3
Shtëpitë e shkatërruara nga forcat ruse shihen nga lart, pranë urës së hedhur në erë përgjatë lumit Siverski-Donets në fshatin e çliruar Bogorodihnje, Ukrainë, 13 janar 2023.
4
Mbeturinat në lumin Drina afër Vishegradit, Bosnje, 20 janar 2023. Tonelata mbeturinash të hedhura në deponi të rregulluara keq buzë lumenjve ose direkt në lumenj në tri vendet e Ballkanit Perëndimor grumbullohen gjatë sezonit të reshjeve në dimër dhe pranverë në lumin Drina, në Bosnjën lindore.