Ngjarjet më me rëndësi të vitit nëpër foto
Këto imazhe të përmbledhura në një fotogaleri tregojnë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që e karakterizuan vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR përleshen me serbët lokalë përpara ndërtesës së komunës në Zveçan, Kosovë, 29 maj 2023. Protestat dhe përleshjet në Zveçan vazhduan ndërsa tensionet u ngritën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në katër qytete pas zgjedhjeve të organizuara nga autoritetet e Kosovës të cilat i bojkotuan serbët.
18
Monumenti i bërë me ngjyrë të kuqe i Ushtarit Sovjetik, një urnë me eshtrat e atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, në Sofje, Bullgari, 31 maj 2023. Monumenti u lye me të kuqe si shenjë mbështetjeje për ukrainasit në luftën kundër Rusisë.
19
Rrugët e përmbytura në Herson, Ukrainë, të mërkurën e 7 qershorit 2023, si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka mbi lumin Dnjepër.
20
Në këtë foto të bërë më 20 qershor 2023, Tazeem Pervaiz, nëna e emigrantit Taquir Pervaiz, i cili është zhdukur pasi një anije peshkimi e mbingarkuar u përmbys dhe u fundos në Detin Jon, qan ndërsa mban një foto të djalit të saj në fshatin Bandli, në Kashmirin e administruar nga Pakistani. Vdekja varet mbi fshatin e Pakistanit Bandli si një qefin, ndërsa banorët marrin lajmet se deri në 24 të rinj vendas mund të jenë në mesin e qindra të mbyturve në tragjedinë e javës së kaluar me varkën e emigrantëve grekë.