Ngjarjet më me rëndësi të vitit nëpër foto
Këto imazhe të përmbledhura në një fotogaleri tregojnë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që e karakterizuan vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
37
Refugjatët afganë mbërrijnë me kamionë nga Pakistani në kufirin Afganistan-Pakistan, në Torkham në provincën Nangarhar më 30 tetor 2023. Islamabadi lëshoi një urdhër për 1.7 milion afganë që thotë se jetojnë ilegalisht në vend, që të largohen deri më 1 nëntor ose do të arrestohen.
38
Palestinezët vazhduan kërkimet për njerëzit e tyre në vendin e sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Xhabalia në Rripin verior të Gazës, më 31 tetor 2023.
39
Një fotografi e një vajze të rrëmbyer është ngjitur në derën e një dhome të sigurt nga goditjet e plumbave, pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit nga persona të armatosur nga grupi radikal palestinez, Hamas, nga Rripi i Gazës në Kibbutz Nir Oz në Izraelin jugor më 21 nëntor 2023.
40
Romani, 8 vjeç, i plagosur nga një prej sulmeve ruse me raketa në qytetin Vinitsija të Ukrainësvitin e kaluar, performon në një garë vallëzimi në sallë balloje, ndërsa fytyrën e ka mbuluar me një maskë djegieje, pas një viti transplantimesh lëkure dhe mbi 30 operacionesh. Lviv, Ukrainë, më 2 dhjetor 2023.