Ndërlidhjet

Digjet një lokal në qendër të Prishtinës


Një lokal duke u djegur në qendër të Prishtinës, 4 tetor, 2021.

Një lokal në qendër të Prishtinës u përfshi të hënën nga flakët.

Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e Hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në ora 13:00 ka pranuar informatë për një zjarr në një lokal në Rrugën Luan Haradinaj.

“Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale", tha PK-ja, duke shtuar se tashmë janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë që gjendet në vendin e ngjarjes, tha se lokali që u përfshi nga flakët ishte i papërfunduar dhe ishte i ndërtuar me dru dhe llamarinë.

XS
SM
MD
LG