Ndërlidhjet

Një viktimë dhe 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një person ka vdekur dhe 11 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 2,660 mostrave.

Në njoftim po ashtu thuhet se në 24 orëshin paraprak, 109 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 733.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,544, i viktimave në 2,248 dhe i të shëruarve në 104,563.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.

Deri të enjten janë dhënë gjithsej 90,217 vaksina.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Faza e tretë e vaksinimit masiv është paralajmëruar se do të nisë javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG