Ndërlidhjet

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.

Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave.

Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226.

Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi - 196 prej tyre në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.

Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave.

XS
SM
MD
LG