Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti
Zjarr gjatë një proteste në Teheran më 8 janar.
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.
Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit.
Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.
Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.
Iranianët në zi për familjarët e vrarë në protestat masive
Raporti, i publikuar më 25 janar, thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur më 8–9 janar, kur goditja e qeverisë ndaj protestave mbarëkombëtare arriti kulmin. Për shkak të censurës së madhe dhe ndërprerjes së zgjatur të internetit, shifrat e raportuara për viktimat e protestave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.
Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.
Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.
Teherani pas trazirave: Qetësi dhe shkatërrim
1/11Një ndërtesë në Teheran që u dogj gjatë protestave më të mëdha që i ka përjetuar Irani që nga koha e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
2/11Një pajisje për fikje zjarri që u dogj gjatë trazirave, e ekspozuar në Teheran. Një pankartë persiane rreth kamionit shkruan: "Iran, o vendi im".Trazirat e mëdha filluan në Teheran më 28 dhjetor, pasi ra vlera e monedhës iraniane, e shoqëruar me rritje të lartë të inflacionit.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
3/11Një ndërtesë e djegur në qendër të Teheranit. Grupi për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, thotë se më shumë se 4.500 njerëz u vranë në gjithë Iranin gjatë shtypjes së protestave, ndërsa dhjetëra mijëra u arrestuan.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
4/11Një ndërtesë e djegur në Teheran që ishte e lidhur me Ayandah Bank, një kompani që kolapsoi në tetor pas akuzave për korrupsion. Disa vëzhgues thonë se rrëzimi i bankës kontribuoi në stuhi ekonomike që çoi në protestat masive.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
5/11Një ndërtesë e administratës tatimore shtetërore në Teheran që u shkatërrua nga zjarri gjatë trazirave.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
6/11Disa djem luajnë në borë në periferi të Teheranit më 20 janar. Fotografi të tilla, të publikuara nga fotografë të akredituar për të punuar në Iran, tregojnë kthimin e jetës normale pas dhunës së ditëve të fundit, por disa burime i thanë Radios Farda më 17 janar se Teherani është praktikisht nën ligjin e jashtëzakonshëm, sepse njerëzit po ndalohen në mënyrë të rastësishme dhe po iu kontrollohen telefonat për lidhje me protestat.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
7/11Një pankartë propagandistike që tregon udhëheqës historikë dhe presidentin amerikan, Donald Trump. Teksti persian thotë: "Dominot rrëzohen".
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
8/11Gra shihen duke ecur në Sheshin qendror të Revolucionit në Teheran. Pankarta në sfond thekson: "Irani është vendi ynë, flamuri i tij është qefini ynë".
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
9/11Brenda xhamisë Abuzar në Teheran, pasi ajo u shënjestrua gjatë trazirave. Xhamia ishte vendi i një atentati të dështuar ndaj ajatollah Ali Khameneit në vitin 1981. Në atë kohë, Khamenei ishte kandidat për president dhe sot sundon vendin si udhëheqësi suprem i Iranit.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
10/11Brenda xhamisë së djegur Abuzar. Analistët thonë se shënjestrimi i xhamive nga protestuesit lidhet pjesërisht me faktin se shumë prej këtyre objekteve fetare përdoren si qendra rekrutimi dhe trajnimi për Basijin, një forcë paramilitare pro regjimit.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
11/11Xhamia Al-Rasul në Teheran, e dëmtuar nga zjarri gjatë trazirave. Disa thonë se një arsye tjetër për shënjestrimin e xhamive është ideologjia islamiste në zemër të Qeverisë së tanishme të Iranit. "Gjithçka që bën regjimi - çdo arseytim apo shpjegim - mbështillet me petkun e fesë", shkroi një komentator.
Fotografi të publikuara ditëve të fundit tregojnë pasojat që Teherani po i vuan nga protestat e mëdha që goditën gjithë Iranin këtë vit. Protestat u shtypën nga aparati i sigurisë i vendit.
Previous slide
Next slide
Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.
Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran–Kinë, tha se tregtarëve u është lejuar të kenë qasje në internet vetëm 20 minuta në ditë nën mbikëqyrje zyrtare, një nivel që, sipas tij, është i pamjaftueshëm për zhvillimin e biznesit.
Ali Hakim-Javadi, kreu i Organizatës së Tregtisë së Kompjuterëve të Iranit, tha se ndërprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionë rialësh (18–28 milionë dollarë me kursin aktual të tregut të lirë).
Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.
Dhuna ka nxitur kritika edhe nga një klerik i lartë sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes së xhumasë në Zahedan, i quajti vrasjet “masakër sistematike”.
“Kjo tragjedi ka krijuar një përçarje të thellë dhe të pariparueshme midis popullit të Iranit dhe qeverisë”, tha ai.