Ndërlidhjet

OBSH dyshon në pretendimet e Turkmenistanit se nuk ka prezencë të COVID-19


Një burrë shihet me maskë për mbrojtje kundër koronavirusit. Fotografi nga arkivi.
Një burrë shihet me maskë për mbrojtje kundër koronavirusit. Fotografi nga arkivi.

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur dyshime rreth pretendimeve të Turkmenistanit se në këtë vend nuk ka pasur kurrë prezencë të koronavirusit.

Chatherine Smallwood, zyrtare e lartë për emergjenca, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nga aspekti shkencor, ka pak mundësi që virusi të mos ketë qarkulluar në Turkmenistan”.

Komentet e saj përbëjnë reagimin e parë publik të OBSH-së ndaj pretendimit të Turkemistanit.

Turkmenistani ka insistuar se ky shtet nuk ka pasur raste të infektimit, pavarësisht raportimeve se spitalet janë duke u mbushur me pacientë të sëmurë dhe të vdekur nga rastet e dyshuara me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Smallwood ka thënë se Qeveria që kontrollon këtë ish-republikë sovjetike “ka histori të moskëmbimit të të dhënave dhe histori të ndëshkimit të njerëzve që e tregojnë të vërtetën”.

Smallwood, e cila ka qenë zyrtarja e vetme e OBSH-së me mision në Turkmenistan në korrik të vitit 2020, ka thënë është shumë e rëndësishme që të ndërtohet dialog me shtete të tilla.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka prezencë të koronavirusit, autoritetet e Turkmenistanit kanë marrë masa të pashembullta shëndetësore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes.

XS
SM
MD
LG