Ndërlidhjet

Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “humbi funksionin” pas sulmit me dron

Rusia e ka kryer një sulm me dron në mburojën e Çernobilit në shkurt të këtij viti.

Një mburojë përmbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që është regjistruar më herët gjatë këtij viti, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Inspektorët kanë gjetur që struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986 e ka humbur funksionin primar, përfshirë “aftësinë e izolimit”.

Në shkurt, Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka shënjestruar centralin – pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore – agjenci e Kombeve të Bashkuara – ka thënë se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejmë” të strehës.

Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nuk ka arsye për panik”.

Sipas tij, rreziku është “i ulët”, sepse pluhuri i kontaminuar bllokohet nga një "sarkofag" i trashë betoni, i cili është i mbuluar nga mburoja tjera.

Si pasojë e një shpërthimi të vitit 1986 në Çernobil, në ajër ka rrjedhur sasi e madhe e materialit radioaktiv, duke nxitur emergjencë shëndetësore nëpër një pjesë të mirë të Evropës.

Si përgjigje, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm e ka ndërtuar një sarkofag - arkë prej guri - mbi reaktorin bërthamor.

Farat e Çernobilit: Si lindi termocentrali i parë bërthamor?

Centrali Bërthamor i Obninskut i fotografuar më 1957.

Brenda kësaj ndërtese jo të klasifikuar, rreth 100 kilometra larg Moskës, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve, u kanalizua në një rrjet energjie për herë të parë më 27 qershor 1954.
1/7 Centrali Bërthamor i Obninskut i fotografuar më 1957.

Brenda kësaj ndërtese jo të klasifikuar, rreth 100 kilometra larg Moskës, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve, u kanalizua në një rrjet energjie për herë të parë më 27 qershor 1954.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Një fotografi nga arkivi e trupit të të ashtuquajturës Tsar Bomba, bomba më e madhe bërthamore e testuar ndonjëherë

Bashkimi Sovjetik nën diktatorin Josef Stalin kishte derdhur burimet e tij shkencore për zhvillimin e armëve apokaliptike. Por, pasi bomba e parë bërthamore sovjetike u testua në gusht të vitit 1949, disa nga fizikanët më të mirë të BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), u ridrejtuan për të shfrytëzuar fuqinë monstruoze të ndarjes bërthamore për prodhimin e energjisë në të njëjtën kohë kur Perëndimi po ndiqte të njëjtin qëllim. Hulumtimi u quajt "atomet për paqen" nga Shtetet e Bashkuara dhe "atomi paqësor" nga Moska.
2/7 Një fotografi nga arkivi e trupit të të ashtuquajturës Tsar Bomba, bomba më e madhe bërthamore e testuar ndonjëherë

Bashkimi Sovjetik nën diktatorin Josef Stalin kishte derdhur burimet e tij shkencore për zhvillimin e armëve apokaliptike. Por, pasi bomba e parë bërthamore sovjetike u testua në gusht të vitit 1949, disa nga fizikanët më të mirë të BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), u ridrejtuan për të shfrytëzuar fuqinë monstruoze të ndarjes bërthamore për prodhimin e energjisë në të njëjtën kohë kur Perëndimi po ndiqte të njëjtin qëllim. Hulumtimi u quajt "atomet për paqen" nga Shtetet e Bashkuara dhe "atomi paqësor" nga Moska.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Një foto e hershme e reaktorit të Atomit Paqësor brenda termocentralit bërthamor Obninsk

Bashkimi Sovjetik kishte shtyrë të shfrytëzonte ndarjen bërthamore për prodhimin e energjisë pjesërisht për shkak të shpërndarjes së vështirë të lëndëve djegëse fosile që po fuqizonin pjesën më të madhe të industrisë së tij.

3/7 Një foto e hershme e reaktorit të Atomit Paqësor brenda termocentralit bërthamor Obninsk

Bashkimi Sovjetik kishte shtyrë të shfrytëzonte ndarjen bërthamore për prodhimin e energjisë pjesërisht për shkak të shpërndarjes së vështirë të lëndëve djegëse fosile që po fuqizonin pjesën më të madhe të industrisë së tij.

Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Vagona treni të ngarkuar me qymyr në Jakutsk në Lindjen e Largët të Rusisë Sovjetike.

Pjesa më e madhe e pasurisë së hidrokarbureve të Bashkimit Sovjetik shtrihej nën rajone të shkretuara të Siberisë, ndërsa popullsia e tij ishte e përqendruar kryesisht në rajonet perëndimore të vendit. Ishte një moment kur rreth 40 për qind e të gjithë transportit hekurudhor sovjetik merrej me transportin e qymyrit në termocentralet e tij.
4/7 Vagona treni të ngarkuar me qymyr në Jakutsk në Lindjen e Largët të Rusisë Sovjetike.

Pjesa më e madhe e pasurisë së hidrokarbureve të Bashkimit Sovjetik shtrihej nën rajone të shkretuara të Siberisë, ndërsa popullsia e tij ishte e përqendruar kryesisht në rajonet perëndimore të vendit. Ishte një moment kur rreth 40 për qind e të gjithë transportit hekurudhor sovjetik merrej me transportin e qymyrit në termocentralet e tij.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Paneli i kontrollit të termocentralit bërthamor të Obninskut i fotografuar më 1955.

Objekti i Obninskut përdori nxehtësinë nga ndarja bërthamore e uraniumit të pasuruar për të zier ujin në avull, i cili nga ana e tij rrotulloi një turbinë që prodhonte energji elektrike. Fuqia e reaktorit bërthamor duhej të kufizohej në prodhimin që mund të përballonte një turbinë ekzistuese.
5/7 Paneli i kontrollit të termocentralit bërthamor të Obninskut i fotografuar më 1955.

Objekti i Obninskut përdori nxehtësinë nga ndarja bërthamore e uraniumit të pasuruar për të zier ujin në avull, i cili nga ana e tij rrotulloi një turbinë që prodhonte energji elektrike. Fuqia e reaktorit bërthamor duhej të kufizohej në prodhimin që mund të përballonte një turbinë ekzistuese.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Shkencëtarët matin nivelet e rrezatimit brenda Centralit Bërthamor të Obninskut më 1957.

Një dëshmitar i reaktorit eksperimental që u aktivizua në vitin 1954 e përshkroi atë që dukej si  "një rrymë avulli që dilte nga valvula me një fërshëllimë të fortë. Reja e bardhë e avullit të zakonshëm, e cila ende nuk ishte mjaft e nxehtë për ta rrotulluar turbinën, na dukej një mrekulli. Në fund të fundit, ky ishte avulli i parë i prodhuar nga energjia atomike”.
6/7 Shkencëtarët matin nivelet e rrezatimit brenda Centralit Bërthamor të Obninskut më 1957.

Një dëshmitar i reaktorit eksperimental që u aktivizua në vitin 1954 e përshkroi atë që dukej si  "një rrymë avulli që dilte nga valvula me një fërshëllimë të fortë. Reja e bardhë e avullit të zakonshëm, e cila ende nuk ishte mjaft e nxehtë për ta rrotulluar turbinën, na dukej një mrekulli. Në fund të fundit, ky ishte avulli i parë i prodhuar nga energjia atomike”.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Një seksion i paidentifikuar i Centralit Bërthamor të Obninskut i fotografuar në vitet 1970.

Termocentrali mbeti në funksion pa incidente të mëdha derisa u çaktivizua në vitin 2002. Suksesi i objektit në shkallë të vogël ishte baza për projektimin e reaktorëve RMBK që do të qëndronin në zemër të disa centraleve bërthamore sovjetike, duke përfshirë një objekt pranë Kievit në Ukrainën Sovjetike i njohur si termocentrali bërthamor i Çernobilit.
7/7 Një seksion i paidentifikuar i Centralit Bërthamor të Obninskut i fotografuar në vitet 1970.

Termocentrali mbeti në funksion pa incidente të mëdha derisa u çaktivizua në vitin 2002. Suksesi i objektit në shkallë të vogël ishte baza për projektimin e reaktorëve RMBK që do të qëndronin në zemër të disa centraleve bërthamore sovjetike, duke përfshirë një objekt pranë Kievit në Ukrainën Sovjetike i njohur si termocentrali bërthamor i Çernobilit.
Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Previous slide
Next slide

Megjithatë, ajo mburojë ka pasur jetëgjatësi prej 30 vjetësh, duke nxitur nevojën për një mburojë shtesë për të parandaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv në 100 vjetët e ardhshëm.

Agjencia e OKB-së ka thënë se një ekip e ka kryer një vlerësim në qendër javën e kaluar, pasi janë kryer “dëme të rënda” nga sulmi me dron. Sulmi ka rezultuar me zjarr në pjesën e jashtme të strukturës prej çeliku.

Inspektorët kanë thënë se nuk është kryer dëm i pandreqshëm në strukturë apo sistemet e monitorimit dhe që tashmë janë kryer disa riparime në çati.

Mirëpo shefi i kësaj agjencie të OKB-së, Rafael Grossi ka thënë se “restaurimi në kohë vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar degradimin dhe për të garantuar siguri bërthamore në periudhë afatgjatë”.

Prej nisjes së dhjetorit, agjencia e OKB-së ka kryer vlerësime për infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, teksa shteti vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.

Përgjatë natës, Rusia ka nisur sulme ajrore në qytetin e Kremençukut, qendër e madhe industriale në zemër të Ukrainës.

Përveç Çernobilit, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka inspektuar edhe nënstacione elektrike të lidhura me sigurinë bërthamore.

“Ato janë absolutisht të domosdoshme për sigurimin e energjisë elektrike që të gjitha centralet bërthamore kanë nevojë për ftohjen e reaktorëve dhe sisteme të tjera sigurie. Ato janë gjithashtu të nevojshme për të shpërndarë energjinë elektrike nëpër familje dhe për industri”, ka thënë mes tjerash Grossi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG