Ndërlidhjet

Guterres: Thellësisht i shqetësuar me rrethimin e Gazës nga Izraeli


Shefi i OKB-së, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se është “thellësisht i shqetësuar” me rrethimin e plotë që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës.

“Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive”, tha Guterres për gazetarët. “Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë”.

Më herët gjatë 9 tetorit, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se shteti i tij do të vendosë “rrethim të plotë” në enklavën që për një kohë të gjatë është e bllokuar dhe theksoi se rrethimi nënkupton se 2.3 milionë banorët e Gazës nuk do të kenë “rrymë, ushqime, ujë e gaz. Gjithçka do të mbyllet”.

Palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës janë përgatitur për atë që shumë besojnë se do të jetë një sulm masiv tokësor i Izraelit për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet.

“Dhuna e fundit nuk vjen në vakum. Realiteti është që dhuna është rritur gjatë konfliktit të kamotshëm, me pushtimin 56-vjeçar dhe pa një zgjidhje politike në horizont”, tha shefi i OKB-së.

“Përderisa njohim shqetësimet legjitime të sigurisë që ka Izraeli, unë ia kujtoj Izraelit se operacionet ushtarake duhet të bëhen duke respektuar ligjin humanitar ndërkombëtar”, shtoi ai.

Pas sulmit të nisur nga militantët e Hamasit nga toka, ajri dhe deti, Izraeli ka deklaruar se mbi 700 persona janë vrarë, ndërkaq nga sulmet izraelite në Gaza është raportuar për 560 të vrarë.

“I pranoj ankesat legjitime të popullit palestinez. Por, asgjë nuk mund të justifikojë këto akte të terrorit, vrasjet dhe rrëmbimet e civilëve”.

*Video: Kronologjia e konfliktit izraelito-palestinez

Historiku i konfliktit izraelito-palestinez
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Grupi militant nisi sulmin në orët e para të së shtunës, duke sulmuar bazat ushtarake, duke hapur zjarr ndaj civilëve dhe duke rrëmbyer afër 100 persona.

Që atëherë, konflikti është përshkallëzuar dhe të hënën Izraeli premtoi se do të bllokojë dërgesat për në Rripin e Gazës.

Guterres tha se OKB-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për banorët në Gaza.


XS
SM
MD
LG