Ndërlidhjet

Opozita i ikë përfshirjes në dialog


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke biseduar me bashkëpartiakët e tij në Kuvend. Foto nga arkivi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke biseduar me bashkëpartiakët e tij në Kuvend. Foto nga arkivi.

Përderisa Kosova gjendet në prag të fazës finale të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, spektri politik në Kosovë ende mbetet i ndarë lidhur me qasjen që vendi duhet ta ketë në këtë dialog.

Partitë opozitare, të cilat në vazhdimësi kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë rolin udhëheqës të presidenti Hashim Thaçi në finalen e procesit të dialogut, kanë dhënë propozime të ndryshme, të cilat sipas tyre do të çonin drejt një uniteti të spektrit politik karshi dialogut.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, që secila iniciativë, nëse ekziston vullneti i mirë politik, mund të sjellë unitetin e spektrit politik. Por, sipas tij, tash për tash situata duket e paqëndrueshme, sepse raporti i forcave dhe pritjet e secilës parti parlamentare janë të ndryshme. Siç thotë ai, kjo është edhe arsyeja e nismave të partive politike.

“Tash ne kemi disa iniciativa që po dalin në Kuvend dhe në tryezat e partive politike dhe të cilat thërrasin për një unitet. Kemi edhe një platformë edhe nga kryetari i Kuvendit (Kadri Veseli) që të arrihet një unitet. Mirëpo, interesat janë të tilla që nuk po lejojnë hapa praktikë. Gjithashtu, kam përshtypjen, sikur po i frikohen marrjes së përgjegjësisë në këto momente, kur duhet të arrihet një lloj marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe kur vendi duhet t’i plotësojë disa kushte dhe kritere që kërkohen nga Bashkimi Evropian”, theksoi Tahiri.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se qasja e partive opozitare ndaj çështjes së dialogut është problematike, për shkak se secila prej tri partive opozitare kanë qasje të ndryshme. Sipas tij, përderisa tashmë është e dukshme situata në të cilën partitë opozitare nuk pajtohen me partitë në pushtet, në anën tjetër, brenda vet opozitës, situata është e paqartë.

“Logjikisht, do të duhej që së pari, partitë opozitare të pajtohen rreth një platforme të tyre, në kuptimin se çfarë në të vërtetë po kërkojnë, si dhe propozimi i rezolutave të ndryshme, natyrisht se do të mund të çonte drejt këtij pajtimi. Por, unë nuk shoh se kjo mund të arrihet, pikërisht duke pasur parasysh edhe inatet, pse jo edhe individuale, ndërmjet udhëheqësve të partive opozitare, që do ta bëjnë të pamundur një qasje dhe veprim të përbashkët”, tha Mushkolaj.

(Video: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklarohen pas takimit të fundit në Bruksel. 18 korrik, 2018)

Thaçi dhe Vuçiq flasin pas takimit në Bruksel
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Por, politologu Tahiri shpreh mendimin se asnjë prej partive politike në Kuvendin e Kosovës, të pushtetit dhe opozitës, në raportin e tanishëm të forcave, nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë për drejtimin e procesit të dialogut. Prandaj, sipas tij, ato po blejnë kohë.

“Secila parti dëshiron që ta udhëheqë procesin dhe që ky proces t’i sigurojë vota në zgjedhjet e ardhshme. Mbi këtë bazë, të gjitha nismat janë për të blerë kohë. Të gjitha nismat janë që të bëjnë ristrukturimin e brendshëm dhe të gjitha nismat, tash faktikisht, dalin që po e pengojnë unitetin ose që dëshirojnë t’ia lënë përgjegjësinë vetëm koalicionit qeverisës, i cili nuk i ka votat e mjaftueshme për proceset madhore të Kosovës. Ndërsa, uniteti, kur të vjen koha që të kërkohet në Kuvend, nuk do t’i marrë dy të tretat e votave”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, analisti Mushkolaj, thekson se mosarritja e një uniteti të partive opozitare, i lë hapësire presidentit që të kërkojë nga opozita që ta ndjekë atë dhe ta legjitimojë në krye të procesit.

“Partitë opozitare, njësoj sikurse edhe partitë tjera që janë aktualisht në pushtet, janë votuar nga qytetarët që të marrin përgjegjësi dhe jo për t’i ikur përgjegjësisë. Natyrisht që kur flasim pastaj për propozimet që duken se janë larg njëra - tjetrës, në kuptimin e një unifikimi ose të arritjes së një konsensusi brenda opozitës, vërtetë krijohet përshtypja se opozita nuk është e interesuar që konkretisht të jetë pjesë e procesit. Unë e shoh një përpjekje të opozitës për të mos marrë përgjegjësi dhe për ta lënë, këdo qoftë që mund ta udhëheqë dialogun, që të dështojë. Kjo qasje, për mua, është e gabueshme”, theksoi Mushkolaj.

Sidoqoftë, përderisa partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që para dialogut të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që të fitohet një legjitimitet i plotë përfaqësues, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar që të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë.

Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvend.
Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvend.

Kjo parti, gjithashtu ka propozuar që askush të mos i negociojë çështjet e brendshme të Kosovës, të ketë reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë, padi ndaj Serbisë për gjenocid, si dhe që presidenti Thaçi të mos e udhëheqë procesin e dialogut.

Së fundmi, Partia Socialdemokrate, ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, me të cilin do të kërkohet që përgjegjësinë për dialogun ta ketë Kuvendi i Kosovës, i cili me dy të tretat e votave do ta miratonte platformën shtetërore për dialogun dhe me votim të njëjtë do t’i jepte mandatin edhe bartësit të procesit. Gjithashtu, është propozuar që një Komision parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut, të cilin do ta drejtonte opozita.

Debati për këtë rezolutë të propozuar nga partia Socialdemokrate, pritet të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG