Ndërlidhjet

Opozita në Shqipëri kërkon largimin e Qeverisë Rama

Protesta në Shqipëri. 12 nëntor 2022
Protesta në Shqipëri. 12 nëntor 2022

Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan në Tiranë kundër ekzekutivit të udhëhequr nga Edi Rama.

Protestuesit nga Tirana dhe rrethet e tjera u grumbulluan fillimisht para selive të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL) të PD-së, për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit para protestuesve, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe zhytje të vendit në varfëri.

Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos e mbështesin kreun e Qeverisë shqiptare.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse ai është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”, theksoi Berisha.

Në fund të fjalës së tij, protestuesve iu kërkua të ndiznin qirinj për ata që i cilësuan viktima të pushtetit. Konkretisht për Ardit Gjoklajn, adoleshenti që humbi jetën më 2016 në deponimin e mbeturinave në Sharrë të Tiranës si dhe Klodian Rashën, i cili u vra nga një punonjës policie pasi theu orën policore gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020, dhe Lear Kurtin i cili mbeti o vdekur në rrethana të paqarta gjatë shoqërimit të tij në polici muajin tetor.

Fillimisht protestuesit nuk u lejuan nga policia të ngjiten në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj, por më pas arritën të thyenin kordonin e policisë, dhe kjo u shoqërua me disa momente tensioni.

Protestuesit duke thyer kordonin e Policisë së Shqipërisë para ndërtesës së Qeverisë.

Një person u shoqërua nga policia.

Para Kryeministrisë u vendos edhe një gomone, për të simbolizuar emigrimin e shqiptarëve, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Protesta e opozitës kundër Qeverisë Rama

Pasditen e 12 nëntorit, qytetarët u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, të organizuar nga partitë opozitare. 
1/10 Pasditen e 12 nëntorit, qytetarët u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, të organizuar nga partitë opozitare. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, kanë paraqitur dhjetë arsye për këtë protestë, ku përfshihet, siç thanë ata, gjendja e rëndë ekonomike, migracioni i lartë, niveli i lartë i korrupsionit dhe arsye të tjera. 
2/10 Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, kanë paraqitur dhjetë arsye për këtë protestë, ku përfshihet, siç thanë ata, gjendja e rëndë ekonomike, migracioni i lartë, niveli i lartë i korrupsionit dhe arsye të tjera. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Protestuesit fillimisht u mblodhën para selive të dy partive opozitare dhe më pas marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe u ndalën para Kryeministrisë shqiptare. 
3/10 Protestuesit fillimisht u mblodhën para selive të dy partive opozitare dhe më pas marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe u ndalën para Kryeministrisë shqiptare. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Kryetari i Partisë Liria, Ilir Meta, tha se Qeveria nuk duhet të provokojë protestuesit. 
4/10 Kryetari i Partisë Liria, Ilir Meta, tha se Qeveria nuk duhet të provokojë protestuesit. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë, protestuesit vendosën një gomone, që simbolizon migrimin e shqiptarëve. 
5/10 Para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë, protestuesit vendosën një gomone, që simbolizon migrimin e shqiptarëve. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Para nisjes së protestës, Policia siguroi ndërtesat qeveritare shqiptare. 
6/10 Para nisjes së protestës, Policia siguroi ndërtesat qeveritare shqiptare. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare u vendosën forca të shtuara të sigurisë. Rreth 1.000 policë janë angazhuar në protestën e opozitës. 
7/10 Pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare u vendosën forca të shtuara të sigurisë. Rreth 1.000 policë janë angazhuar në protestën e opozitës. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, pasi një protestë ishte mbajtur më 7 korrik. 
8/10 Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, pasi një protestë ishte mbajtur më 7 korrik. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Pas përfundimeve të fjalimeve, pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë, për të vendosur qirinj para ndërtesës së Qeverisë. Një person u shoqërua në stacionin policor. 
9/10 Pas përfundimeve të fjalimeve, pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë, për të vendosur qirinj para ndërtesës së Qeverisë. Një person u shoqërua në stacionin policor. 
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Qirinj të ndezur para Qeverisë së Shqipërisë.
10/10 Qirinj të ndezur para Qeverisë së Shqipërisë.
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Previous slide
Next slide

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, para protestës tha për mediat se Qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët në këtë protestë.

“Kjo është pranverë demokratike që nuk ndalon. Protesta dhe zgjedhje. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës", tha Meta.

Ndërkaq, para të protestuesve, Meta akuzoi Qeverinë shqiptare se ka në agjendë "vjedhjen, shkombëtarizimin dhe shpopullimin".

Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe pankarta të ndryshme si: “Rama është brand…në korrupsion”.

Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj që u zhvillua më 7 korrik.

Ndryshe, Rama nuk ishte në Shqipëri në kohën e mbajtjes së protestës, pasi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes të mbajtur në Paris të Francës.

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të PD-së, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës, ish-kreut të demokratëve.

Ambasada e SHBA në Tiranë më herët gjatë të shtunës u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka paralajmëruar se mund të ketë akte dhune.

Rreth 1 mijë forca policore mbikëqyrin protestën

Në ndërtesën e Qeverisë u ndërmorën disa masa. Dyert e saj u veshën me materiale të forta, ndërsa rreth ndërtesës u vendosën një numër i madh forcash të policisë, por edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po ashtu kishte edhe automjetet ujëhedhëse.

Forca të shtuara policore para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë.

Në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën u angazhuan rreth 1.000 forca policore.

Prej orës 15:00 u bllokuan për qarkullimi të automjeteve akset kryesore, si: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II” e të tjera.

Në fletushkat që u janë shpërndarë qytetarëve para protestës u listuan dhjetë arsyet pse duhet të protestojnë kundë Qeverisë Rama. Sipas PD-së, kushtet ekonomike janë ndër më të rëndat në rajon, emigracioni është i lartë, korrupsioni në nivele alarmante, ndërsa nismën rajonale, Ballkani i Hapur, e cilëson projekt serbo-rus dhe anti-shqiptar. Nga ana tjetër janë renditur dhjetë masat që PD-ja parashikon të ndërmarrë në një paketë anti-krizë.

XS
SM
MD
LG