Ndërlidhjet

Osmani ua uron Pashkët besimtarëve ortodoksë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ua ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë Festën e Pashkëve, duke thënë se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet dhe ngjallet shpresa për të ardhmen.

Sikur vitin e kaluar, edhe këtë vit, Pashkët ortodokse shënohen në situatë pandemie.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat kundër koronavirusit, dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, është cituar të ketë thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga presidenca.

Në gjithë botën, festimet janë kryer nën masa kufizuese.

Në Jerusalem, në prag të Pashkëve, besimtarët janë parë në Kishën ku besohet se është kryqëzuar Jezusi.

Hyrja në kishë u është mundësuar vetëm atyre që kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Izraeli ka hequr shumicën e kufizimeve, duke përfshirë vendosjen e maskës në publik, pas shkallës së gjerë të vaksinimit.

Në vitet para pandemisë, dhjetëra mijëra turistë dhe pelegrinë do të vizitonin vendet e shenjta në Jerusalem dhe Betlehem.

Patriarku i Kishës Ekumenike Bartolomeu I, lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë me bazë në Stamboll, ka organizuar disa festa të vogla gjatë fundjavës, pasi Turqia është nën masa të rrepta izolimi.

XS
SM
MD
LG