Ndërlidhjet

Bie numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës


Klinika Infektive në QKUK.
Klinika Infektive në QKUK.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) njoftoi të dielën se në spitalet dhe klinikat e Kosovës, ku trajtohen pacientët me COVID-19 , janë të shtrirë 960 pacientë, 846 prej tyre pozitivë me COVID-19.

Ky numër paraqet rënie të hospitalizimeve krahasuar me një ditë më parë, ku ishin 887 pacientë me COVID-19.

Sipas SHSKUK-së, po ashtu ka rënë numri i pacientëve në gjendje të rëndë. Aktualisht, në gjendje të rëndë janë 56 pacientë, ndërkaq një ditë më parë ishin 65.

Sipas raportit ditor, numri më i madh i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare është në Klinikën Infektive, ku po marrin trajtim 95 pacientë.

Ndërkaq, spitali i Pejës vazhdon të ketë numrin më të lartë të pacientëve, përkatësisht aty po trajtohen 169 pacientë.

Që prej gushtit, Kosova është përballur me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19. Në dhjetë ditët e fundit janë regjistruar 246 vdekje nga koronavirusi.

XS
SM
MD
LG