Pallati Massandra: Xhevahiri i harruar i Krimesë
E ndodhur në Jaltë, rezidenca historike e perandorit të fundit rus Nikolla II, e cila konsiderohet si përgjigjja e Perandorisë Ruse ndaj Rivierës Mesdhetare, ka nevojë për restaurim. (Përgatiti: Albina Kastrati)

1
Vizitorët, por edhe entuziastë të historisë janë tërhequr në Pallatin Massandra në bregun jugor të Krimesë për shumë vite. Aktualisht, është një muze i rrënuar; dikur ishte shtëpia e perandorit të fundit Romanov.

2
Në pronat e dhuruara fillimisht nga Perandoresha Katerina II, një aristokrate franceze që nuk kishte jetuar kurrë atje, Princi Semyon Vorontsov punësoi arkitektin francez, Etienne Bouchard, për të ndërtuar një pallat më 1879. Por, pasuria u braktis dy vjet pas vdekjes së arkitektit.

3
Në vitin 1889 pallati i papërfunduar u ble në emër të perandorit rus Aleksandër III me synimin për ta modernizuar dizajnin.

4
Por Aleksandri vdiq para se të mund ta shihte projektin e përfunduar.