Pandemia po e ndryshon Hollywood-in, ndoshta përgjithmonë

Një kinema e mbyllur në Berlin.
“S’ka filma të rinj derisa të përfundojë gripi”, thuhej në titullin e një artikulli të botuar nga New York Times më 10 tetor 1918, teksa bota po përballej me valën e dytë vdekjeprurëse të Gripit Spanjoll.
Një shekull më vonë, gjatë pandemisë tjetër, industria e filmit sërish po përballet me rrethana kritike. Por, nuk është për shkak se filma të rinj nuk kanë dalë në treg. Nga shërbimet e transmetimeve, sistemit VoD, kinemave virtuale dhe atyre tradicionale, një numër i konsiderueshëm i filmave kanë dalë në treg çdo javë gjatë pandemisë COVID-19. The Times ka thënë se ka pasur më shumë se 460 filma të rinj që nga mesi i muajit mars, shkruan The Associated Press.
Deri së voni – me vetëm disa përjashtime – në këto shërbime nuk kanë qenë filmat me buxhet të lartë të Hollywood-it. Por, në tetë muajt e pandemisë, kjo situatë po ndryshon. Muajin e kaluar, kompania Walt Disney eksperimentoi me filmin “Mulan” në shërbimin Disney +, ku më 25 dhjetor premierën do ta ketë edhe filmi “Soul” i Pixar. Javën e kaluar WarnerMedia, po ashtu, njoftoi se filmi “Wonder Woman 1984” – një film që në kushte normale do të pritej të fitonte 1 miliard dollarë gjatë verës – do të shfaqet në kinema dhe në rrjetin HBO Max muajin e ardhshëm.
Një punëtor dezinfekton një kinema.
Por, ka shumë paqartësi se si biznesi i filmave do të mbijetojë gjatë pandemisë. Por, po bëhet edhe më e qartë se Hollywood-i nuk do të jetë i njëjti pas pandemisë. Sikurse edhe me Gripin Spanjoll, që çoi në shuarje e kompanive të vogla dhe kontribuoi në formimin e studiove të mëdha filmike, COVID-19 është duke e riformësuar Hollywood-in, duke përshpejtuar ndryshimin digjital dhe potencialisht duke e rikonfiguruar një industri që tashmë ishte duke ndryshuar.
“Nuk mendoj se gjërat do të jenë si më parë”, thotë regjisori Peter Guber, që është president i Mandalay Entertainment dhe ish-shef i Sony Pictures. “Në vend të MGM dhe FOX, ne do të jemi në Disney dhe Disney+, në Amazon, Apple, Netflix, HBO Max dhe Peacock”, tha ai.
Festivali i Filmit në Venecia hap dyert në kohë pandemie
1/17Një e ftuar merr pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 77-të të Festivalit të Filmit të Veneciasdhe shfaqjes së filmit “Lacci”, që u mbajt më 2 shtator, në kohën e pandemisë COVID-19.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
2/17Drejtori i Festivalit Alberto Berbera (majtash) dhe drejtoresha e jurisë së këtij edicioni, aktorja Cate Blanchet gjatë arritjes në ceremoninë hapëse të festivalit.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
3/17Anëtarët e jurisë së edicionit të 77-të të Festivalit të Filmit të Venecias, kanë vendosur maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, teksa parakaluan në tepihun e kuq gjatë ceremonisë hapëse të festivalit më 2 shtator.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
4/17Regjisori spanjoll, Pedro Almadovar dhe aktorja britanike, Tilda Swinton – që të dy me maska në fytyrë – takohen me fansat dhe fotografët teksa dalin nga hoteli Excelsior. Ata më pas morën pjesë në shfaqjen e filimit “The Human Voice” që u shfaq në Festivalin e Venecias më 3 shtator.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
5/17Aktori serb, Boris Isakoviq, regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, aktorja serbe Jasna Duriçiq dhe aktori holandez Raymond Thirty, marrin pjesë në prezantimin e filmit “Quo Vadis, Aida”, më 3 shtator.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
6/17Një i ftuar merr pjesë në ceremoninë hapëse të festivalit më 2 shtator. Kjo ngjarje është e para që mbahet e hapur, në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
7/17Taylor Hill merr pjesë në ceremoninë gala të edicionit të 77-të të Fesivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
8/17Aktorja italiane, Anne Foglietta arrin në plazhin Lido. Foglietta ka qenë nikoqire e ceremonisë hapëse më 2 shtator dhe pritet që ta udhëheqë edhe ceremoninë mbyllëse më 12 shtator.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
9/17Presidenti i Bienales, Roberto Cicutto ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të festivalit si dhe të shfaqjes së filmit “Lacci”.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
10/17Shikuesit në hollin e Palazzo del Cinema duke pritur nisjen e festivalit. Venecia, 2 shtator, 2020.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
11/17Drejtori i Festivalit të Kanës, Thierry Fremaux heq maskën teksa mban një fjalim në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
12/17Presidentja e jurisë, aktorja Cate Blanchet, duke biseduar me anëtarët e tjerë të jurisë së këtij festivali, pak para nisjes së tij më 2 shtator.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
13/17Aktorja britanike, Tilda Swinton në tepihun e kuq, tregon para fotografëve çmimin për Arritje Jetësore.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
14/17Shikuesit ndjekin filmin “Molecole” të regjisorit Andrea Segre. Ky film u shfaq në Sala Darsena, të Festivalit të Venecias.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
15/17Një zyrtar policor kontrollon temperaturën e një gruaje, në hyrje të Fesitvalit të Venecias. Autoritetet kanë ndërmarra masa të ndryshme për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
16/17Një fans mban një maskë me portretin e aktores Cate Blanchett.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
17/17Një çift kalon me biçikletë pranë vendit ku mbahet Festivali i Venecias. Një mur prej druri është ngritur jashtë këtij objekti për të parandaluar njerëzit që t’i afrohen tepihut të kuq, ku parakalojnë pjesëmarrësit e këtij festivali.
Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.
Previous slide
Next slide
Shumë gjëra më 2020 kanë ndryshuar për shkak të rrethanave të pazakonta. Por, shumë studio filmike po bëjnë plane afatgjate rreth transmetimeve të produkteve të tyre online.
WarnerMedia, një konglomerat që ka nën pronësi Warner Bros (i themeluar më 1923), tani udhëhiqet nga Jason Kilar, i cili njihet për postin që ka pasur të drejtorit ekzekutiv në Hulu. Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i Disney-t, Bob Chapek, njoftoi për riorganizimin duke thënë se transmetimi tashmë fokusohet “në konsumatorin e drejtpërdrejtë”.
Universal Pictures, që është në pronësi të Comcast, po preferon sistemin VoD. Në përpjekjen e saj të parë për të transmetuar filmin “Trolls” përmes këtij sistemi, pati zënka me pronarët e kinemave. Por, përderisa pandemia mori hov, Universal arriti marrëveshje me AMC dhe Cinemark, ndër zinxhirët më të mëdhenj të kinemave, ku do të transmetohen filmat për 17 ditë, jo për tre muaj, siç bëhen kontratat zakonisht.
Pas kësaj periudhe, Universal mund t’i transmetojë filmat në platforma digjitale.
Përderisa kompania e kinemave, Regal Cinemas ka refuzuar që të bëjë marrëveshje të tilla, ka një mirëkuptim të gjerë se tradita e shfaqjes për 90 ditë të një filmi në një kinema – siç ndodhte më parë – tashmë ka marrë fund. Por, edhe studiot e mëdha kinematografike kanë kërkuar që një kohë të gjatë të shfrytëzojnë potencialin e të dy këtyre platformave, përmes një fushate marketingu. Shumëkush e sheh pandeminë si shkaktar që po e përshpejton këtë gjë.
“Gjërat qartazi janë duke ndryshuar”, thotë Chris Aronson, shef për distribucion në Paramount Pictures. “E gjithë kjo që po ndodh tash në këtë biznes, do të ndodhte edhe më vonë, por tani ky ndryshim po ndodh më shpejt. Nëse më herët për këtë gjë do të duheshin tre deri në pesë vjet, ndryshimet tani do të bëhen brenda një viti apo një viti e gjysmë”, thotë ai.
Kjo kohë e ndryshimeve të shpejta po ndodh në të njëjtën kohë kur kompanitë si Disney+, HBO Max, Apple dhe Peacock, që të gjitha po mundohen të fitojnë audiencën, që është e dominuar nga Netflix dhe Amazon. Pandemia mund t'iu ofrojë këtyre kompanive një shans që vjen vetëm një herë në jetë për të bërë për vete shikues të rinj. Filmi “Wonder Women 1984” dhe “Soul” thjesht janë filma me buxhet shumë të lartë për këto shërbime që transmetojnë filma.
Çdo studio, varësisht nga pronari që ka dhe korporata që i përket, ka pozicion të ndryshëm sa i përket kompanive që përdor për të transmetuar produktet e tyre.
Paramount, sikurse Sony Pictures për shembull nuk ka kompani të veten për transmetimin online të filmave të tyre, por që të dyja këto kompani kanë bërë kontrata me shumë firma që ofrojnë shërbime të tilla.
Kompania Paramount po pret që të hedhë në treg më 2021 një sërë filmash, përfshirë “A Quiet Place: Pjesa e II,” “Top Gun Maverick” dhe “Mission: Impossible 7”, ndërkaq filmi i Eddi Murphyt “Coming to America 2”, raportohet se i është dhënë kompanisë Amazon për 125 milionë dollarë.
Rrjeti televiziv HBO Max ka pasur një rrugëtim më të vështirë se Disney+, prandaj filmi “Wonder Women 1984”, është një provë kritike për WarnerMedia, pas lansimit të guximshëm të filmit “Tenet”.
Teksa kinematë janë rihapur nën protokolle të ashpra për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe funksionojnë me kapacitete të reduktuara, ky film ka fituar 350 milionë dollarë në mbarë botën – fitime të mëdha, por megjithatë larg shumës që ishte parashikuar fillimisht që ky film do të fitonte. Analisti Douglas Mitchelson i quajti planet për filmin “Wonder Woman” – që pritet të shfaqet në kinematë në Kinë, Evropë dhe gjetkë – si “një eksperiment të madh që mund të ketë implikime afatgjata nëse del të jetë i suksesshëm”.
Drejtori Patty Jenkins e pranoi se kjo formë e lansimit të filmit ishte një lloj sakrifice, jo vetëm për HBO Max, por edhe për familjet që janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë. “Në një pikë ju duhet të zgjidhni që të shpërndani dashurinë dhe gëzimin që e keni”, ka thënë ai.
Asnjë studio kinematografike deri më tani nuk i ka bërë transparente të ardhurat e tyre nga shikueshmëria ose të ardhurat nga shikimet përmes platformave digjitale dhe e ardhmja e tyre financiare është e paqartë. A mund të zëvendësohet një industri që fiton deri në 1 miliard dollarë me abonues të rinj?
“E gjithë kjo është më e komplikuar sesa që duan njerëzit që të jetë”, thotë Ira Deutchman, një regjisor i filmave të pavarur dhe profesor në Universitetin Colombia, por shton se nuk pajtohet me ata që thonë se pandemia ka mbytur teatrin dhe kinemanë.
Në Meksikë, rihapja e kinemave është bërë nën protokolle të ashpra kundër koronavirusit, ku dashamirët e filmit obligohen të bartin maska.
Deutchman konsideron se ideja që disa njerëz pas karantinës dhe izolimeve nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre është “ide qesharake”. Por, ai thotë se një “ekuilibër” i ri i distributorëve dhe pronarëve të teatrove do të krijohet, pasi ai beson se shumë kompani do të shiten apo edhe do të bashkohen me njëra-tjetrën.
Por, çfarë do të thotë kjo pasi të kalojë COVID-19, nëse dashamirët e filmit sërish do të preferojnë të shkojnë në kinema për të shikuar filma gjatë fundjavës? Është shumë e sigurt se më nuk do të ketë filma që do të shfaqen për muaj të tërë si “Titanic” apo “Get Out”. Po ashtu, kjo do të mund të nënkuptojë se do të ketë çmime të ndryshme nëpër kinema për net të ndryshme. Pra, kjo mund të nënkuptojë edhe një ndarje më të madhe ndërmjet filmave që shfaqen në kinematë tradicionale dhe atyre që shfaqen përmes transmetuesve televiziv.
Koronavirusi ka detyruar që të mbyllen kinematë dhe teatrot në mbarë botën.
Por, pas dekadash të rënies së numrit të vizitorëve nëpër kinema, shumica e këtyre institucioneve duhet të gjejnë mënyra të tjera për t’u rimëkëmbur dhe jo vetëm përmes rritjes së çmimeve të biletave.
“Parashikimi është goxha i tmerrshëm”, sa i përket kinemave thotë Jeff Bock, një analist në Exhibitor Relations. Ai imagjinon se pas kësaj, më pak filma do të shfaqen nëpër kinema që mund të arrijnë shitje deri në 1 miliard dollarë. Ai, po ashtu, mendon se disa kompani, si Disney do të hapin kinematë e tyre.
Ndërkohë, teatrot dhe kinematë po presin ndihmë nga Kongresi amerikan. Me koronavirusin që po vazhdon të përhapet, 40 për qind e teatrove dhe kinemave në Shtetet e Bashkuara janë të hapura, por në Nju Jork dhe Los Anxhelos ato janë të mbyllura që prej muajit mars.
Kompanitë në këtë biznes kanë marrë shuma të mëdha kredish që të mos bankrotojnë gjatë kësaj periudhe. Më herët gjatë kësaj jave, Cineworld, që ka në pronësi Regal Cinemas (që aktualisht janë të mbyllura plotësisht) njoftoi se ka marrë kredi prej 450 milionë dollarësh.
Festat e fundvitit kësaj radhe janë shumë ndryshe për industrinë e filmit, që zakonisht korrte më së shumti fitime pikërisht në këtë periudhë të vitit. Se sa do të jetë ndryshe më 2021, pritet të shihet. Por, disa gjëra mund të mos ndryshojnë më.
“Nëse ke vendosur t’i hysh këtij biznesi, nuk ka rëndësi se si transmetohet filmi yt ose do të kesh sukses me filmin ose do të dështosh”, thotë Guber.