Ndërlidhjet

Varroset Papa Benedikti XVI

Papa Françesku udhëheq ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit XVI.
Papa Françesku udhëheq ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit XVI.

Në Vatikan, përmes një ceremonie kishtare, është varrosur Papa Benedikti XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.

Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku.

Gjatë ceremonisë, Papa Françesku, përmendi fjalët e fundit të Krishtit: “At, në duart tuaja ta dorëzoj shpirtin tim”.

Ai tha se besimtarët urojnë të njëjtën gjë për Benediktin.

“Duke u mbështetur në fjalët e fundit të Zotit dhe si dëshmitarë të gjithë jetës së tij, edhe ne, si komunitet kishtar, duam të ndjekim hapat e tij dhe t’ia dorëzojmë shpirtin e vëllait tonë në duart e Atit”.

Ai përfundoi duke thënë: “Ne të gjithë së bashku duam të themi, At në duart tuaja ta dorëzojmë shpirtin e tij. Benedikt, mik besnik i Krishtit, qoftë i plotë gëzimi yt teksa ti dëgjon zërin e tij, tani dhe përgjithmonë”.

Pas ceremonisë në sheshin e Shën Pjetrit, ka nisur shërbesa private në bazilikën e Vatikanit.

Sipas autoriteteve, ceremoninë sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e kanë ndjekur deri në 100.000 persona.

I jepet lamtumira Papa Benediktit XVI

Mijëra persona janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.
1/14 Mijëra persona janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kardinalët e pranishëm në funeralin e Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
2/14 Kardinalët e pranishëm në funeralin e Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
3/14 Pamje nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Papa Françesku e ka kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
4/14 Papa Françesku e ka kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kardinalët duke marrë pjesë në funeralin e ish-Papës Benedikt.
5/14 Kardinalët duke marrë pjesë në funeralin e ish-Papës Benedikt.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Papa Benediktit dërgohet nga bazilika dhe vendoset para altarit, ndërsa besimtarët thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.
6/14 Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Papa Benediktit dërgohet nga bazilika dhe vendoset para altarit, ndërsa besimtarët thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Papa Françesku duke kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
7/14 Papa Françesku duke kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe.
8/14 Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kardinali Giovanni Battista Re duke u lutur para arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.
9/14 Kardinali Giovanni Battista Re duke u lutur para arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kardinalët dhe peshkopët e pranishëm në meshën funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 5 janar 2023.
10/14 Kardinalët dhe peshkopët e pranishëm në meshën funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kardinali Giovanni Battista Re duke djegur temjan pranë arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.
11/14 Kardinali Giovanni Battista Re duke djegur temjan pranë arkivolit të Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës së tij funerale në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, më 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Papa Françesku duke shprehur respekt teksa prek arkivolin e Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës funerale më 5 janar 2023.
12/14 Papa Françesku duke shprehur respekt teksa prek arkivolin e Papa Emeritus Benediktit XVI gjatë meshës funerale më 5 janar 2023.
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pamje e përgjithshme e sheshit të Shën Pjetrit gjatë meshës funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në Vatikan, më 5 janar 2023
13/14 Një pamje e përgjithshme e sheshit të Shën Pjetrit gjatë meshës funerale të Papa Emeritus Benediktit XVI në Vatikan, më 5 janar 2023
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit mbajnë një pankartë me imazhin e Papës Benedikt teksa marrin pjesë në funeralin e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023. Në pankartë shkruan : 'Faleminderit, Papa Benedikt!'
14/14 Njerëzit mbajnë një pankartë me imazhin e Papës Benedikt teksa marrin pjesë në funeralin e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023. Në pankartë shkruan : 'Faleminderit, Papa Benedikt!'
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania ishin ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit u ftuan edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit u dërgua nga bazilika dhe u vendos para altarit, ndërsa besimtarët do të thanë lutje kishtare. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit u vendos brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ish-kreu i Kishës Katolike, emri i vërtetë i së cilit ishte Joseph Ratzinger, vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Ai konsiderohej si një prej teologëve më të mirë të shekullit XX dhe e kaloi jetën e tij duke iu përmbajtur doktrinës së Kishës.

Benedikti do të mbahet mend në histori për një akt të veçantë e revolucionar që ndryshoi të ardhmen e papatit: Ai u pensionua, duke u bërë papa i parë në gjashtë shekuj që u tërhoq nga drejtimi i Kishës Katolike.

Papa Françesku e ka vlerësuar lart kurajën e Benediktit për t’u tërhequr në momentin kur ai besoi se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën. Sipas Françeskut, ai “hapi derën” që edhe papët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Françesku tha se për vete ka lënë udhëzime të shkruara për kushtet, në të cilat ai po ashtu do të jepte dorëheqje nëse nuk do të ishte i aftë të vazhdonte punën.

Benedikti u zgjodh papë më 2005 në moshën 78-vjeçare dhe u bë papa më i vjetër që u zgjodh në krye të Vatikanit. Ai udhëhoqi Kishën për pothuajse tetë vjet dhe më 2013 dha dorëheqje.

Ai u bë Papa i parë që u dorëhoq që nga viti 1415, kur nga drejtimi i Kishës ishte tërhequr Gregori XII.

Trashëgimia e Papa Benediktit u dëmtua nga skandalet për abuzim seksual nga priftërinjtë. Më herët gjatë këtij viti, Benedikti pranoi se kishte bërë gabime gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut gjatë viteve 1977-1982.

Ai kërkoi që priftërinjtë që përdhunonin fëmijë të ndëshkoheshin nga Selia e Shenjtë. Si kardinal dhe papë, ai miratoi legjislacione që rezultuan me shkarkimin e 848 priftërinjve nga viti 2004 deri më 2014. Megjithatë, të mbijetuarit e abuzimeve e mbajtën atë përgjegjës për skandalin dhe e akuzuan atë se kishte dështuar që të sanksiononte peshkopët.

XS
SM
MD
LG