Ndërlidhjet

Papa i nënshtrohet operacionit në zorrën e trashë


Papa Françesku

Papa Françesku i është nënshtruar një operaconi në zorrën e trashë, bëri të ditur Vatikani.

Zëdhënësi Matteo Bruni tha se Papa, 84 vjeç, “i është përgjigjur mirë” trajtimit, që është bërë në një spital të Romës.

Kjo është hera e parë që Papa pranohet në spital prejse është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.

Vatikani nuk dha detaje të tjera për operaconin apo për kohën sa do të qëndrojë Papa në spital.

Gjatë një fjalimi të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka njoftuar se do të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë në shtator.

I lindur në vitin 1936 në Buenos Aires, Françesku ka humbur një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Ai gjithashtu vuan nga një problem në ijë.

Në vitin 2014, atij i është dashur të anulojë një numër angazhimesh, për shkak të një sëmundjeje të stomakut.

XS
SM
MD
LG