Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët më 31 mars. Mesha kryesore u mbajt në Vatikan dhe u udhëhoq nga Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike. Mesha janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovë. Festa e Pashkëve është dita që krishterët besojnë se Jezu Krishti u ringjall.

1
Një vajzë duke u lutur gjatë meshës për Pashkët të mbajtur në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë më 31 mars 2024.

2
Papa Françesku përshëndet besimtarët katolikë të mbledhur në sheshin e Vatikanit më 31 mars 2024.

3
Besimtarët e krishterë dhe kleri mblidhen rreth vendit ku besohet se u vendos trupi i Krishtit, pasi u hoq nga kryqi dhe trupi i tij u përgatit për varrim, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. 31 mars 2024.

4
Garda zvicerane e rreshtuar në sheshin e Shën Pjetrit para nisjes së meshës së Pashkëve në Vatikan më 31 mars 2024.