“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë
Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre. Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve.
9
Ndërkohë, ndër vendet e tjera të prekura rëndë nga vërshimet e janarit është edhe Klina, ku kanë pësuar edhe bizneset.
Ndër to është edhe restoranti i Bali Berishës në fshatin Volljakë, i cili pësoi dëme në vlerë qindra mijëra euro, sipas tij.
“Rreth 130.000 euro është dëmi. Komuna e Klinës ka qenë, ka bërë fotografi, por nuk na ka lajmëruar”, tha Berisha për Radion Evropa e Lirë.

10
Fotografia lart tregon një nivel të lartë të ujit brenda restorantit të Berishës në fshatin e Klinës pas vërshimeve të janarit.
Ai e ka pastruar ujin dhe mbeturinat nga restoranti i tij, siç shihet në fotografinë më poshtë.

11
Berisha thotë për REL-in se niveli i ujit brenda restorantit të tij kishte mbërritur deri në gjysmë të dritares, siç tregon ai me dorë në këtë fotografi.
“Po presim të bëhet më mirë dhe të ndreqen gjërat, e jo të vuajmë gjithmonë”. Ai kërkoi nga autoritetet të “ndërmarrin masa” për pastrimin e shtratit të lumit Drin.

12
Drini rrjedh pranë restorantit të Berishës në Volljakë të Klinës.
Përveç Drinit, në Klinë rrjedh edhe lumi Bistrica dhe Berisha thotë se mbeturinat e mbledhur në këta dy lumenj bëjnë që ato të dalin nga shtrati sa herë ka shira të rrëmbyeshëm.