Ndërlidhjet

Pasojat e tornados së rrallë në Çeki

Një tornado e rrallë dhe stuhi të fuqishme kanë goditur kufirin jugor të Republikës Çeke, të enjten, duke shkatërruar pjesë të disa qytezave, dhe duke i marrë jetën të paktën disa personave, teksa dhjetëra të tjerë janë lënduar. Tornadoja, e raportuar në qytezat përreth Hodoninit, përgjatë kufirit me Sllovakinë dhe Austrinë, dhe 270 kilometra në juglindje të Pragës, kryeqytetit të vendit, mund të ketë arritur shpejtësi prej mbi 332 kilometrash në orë, ka thënë një meteorolog çek. Kjo do ta bënte këtë tornado më të fuqishmen në historinë moderne të vendit.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG