Legjenda braziliane e futbollit, Pelé, i cili u ngrit nga një i varfër këmbëzbathur për t’u bërë njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe më të njohur në historinë moderne, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. I hedhim një vështrim karrierës së tij. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pelé 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra
1
Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958.
2
Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.
3
Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.
4
Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.