Ndërlidhjet

Çka po i pengon investitorët e huaj të vijnë në Kosovë?

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.

Kosovës i duhet stabilitet politik për të tërhequr më shumë investime të huaja, vlerëson Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm në këtë proces luan edhe mënyra se si të huajt e perceptojnë imazhin politik dhe nivelin e sigurisë në vend.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Ujkani thotë se kjo është gjëja e parë që investitorët pyesin kur synojnë Kosovën për të investuar.

“Njerëzit, para se ta dinë se cili është ligji, para se të dinë se çfarë burokracie ka, ata duhet ta dinë ku është kjo hartë, çka ka dhe çka nuk ka aty, se si funksionon si shoqëri dhe si shtet”, shprehet ai.

▶️ Shiko podkastin:

🎧 Dëgjo podkastin:

Çka po i pengon investitorët e huaj të vijnë në Kosovë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:26:18 0:00

Duke folur se pse një investitor i huaj zgjedh Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut para Kosovës për të hapur një fabrikë, ai sqaron se këto dy shtete qëndrojnë më mirë në aspektin e procedurave për ta marrë në shfrytëzim një pronë publike.

Kjo, në Kosovë, sipas tij, nuk është qartë e definuar dhe përbën pengesë për ta.

“Niveli i burokracisë që haset në vendin tonë vlerësoj së është i ekzagjeruar”, thotë Ujkani për REL-in, teksa sqaron se Kosova duhet të shkurtojë afatet ligjore të procedurave për investim në krahasim me vendet të rajonit, që Kosova të shihet opsion i parë nga investitorët potencialë.

Sipas tij, është e nevojshme zbatueshmëri efikase e ligjeve në praktikë për të mënjanuar pengesat në jetësimin e një biznesi në Kosovë, ashtu sikurse koordinimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Pse duhet ta mendojë një investitor potencial se a është një çështje, ta zëmë, në kompetencë të komunës së Prishtinës apo të Ministrisë së Tregtisë”, shprehet ai.

Sa i përket remitencave nga diaspora, të cilat gjatë vitit 2025 arritën shifrën e 1.4 miliard eurove, Ujkani thekson se institucionet duhet të komunikojnë me mërgatën, që fokusi i atyre mjeteve të orientohet në investime produktive, që hapin vende të reja pune.

Megjithëse, sipas tij, edhe si të tilla, duke u shpenzuar për pasuri të paluajtshme nga mërgata, kanë efektin e tyre jo të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.

Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti
  • 16x9 Image

    Flaka Zogu

    Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG