Ndërlidhjet

A mund të largohet presidenti Trump nga zyra para përfundimit të mandatit?

Presidenti Donald Trump - Foto nga arkivi.
Presidenti Donald Trump - Foto nga arkivi.

Hyrja e dhunshme e mbështetësve të presidentit Donald Trump në ndërtesën e Kongresit të mërkurën, ka nxitur zëra të disa ligjvënësve për ta larguar atë nga zyra para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin më 20 janar.

Skenat kaotike në Kongres u zhvilluan pasi republikani Trump, i cili po refuzon që të angazhohet në proces paqësor të transferimit të pushtetit, iu drejtua mijëra protestuesve duke përsëritur pretendimet e pabazuara se atij i janë vjedhur zgjedhjet.

Sipas Reutersit, janë dy mënyra se si mund të largohet një president nga zyra: Amendamenti 25 i Kushtetutës së SHBA-së dhe procesi gjyqësor i Kongresit, i njohur si Impeachment, që duhet të rezultojë me dënim nga ana e Senatit. Në të dy skenarët, nënpresidenti Mike Pence do ta merrte detyrën deri në inaugurimin e presidentit Biden.

Një burim i afërt me këto përpjekje, ka thënë se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump për të aktivizuar Amendamentin 25.

Uashingtoni nën dry

Njerëzit mundohen të fshihen pasi protestuesit hyjnë në ndërtesën e Kongresit. Washington, 6 janar.

1/17 Njerëzit mundohen të fshihen pasi protestuesit hyjnë në ndërtesën e Kongresit. Washington, 6 janar.

Një shpërthim i shkaktuar nga policia teksa protestuesit e dhunshëm mblidhen para ndërtesës së Kongresit më 6 janar.

2/17 Një shpërthim i shkaktuar nga policia teksa protestuesit e dhunshëm mblidhen para ndërtesës së Kongresit më 6 janar.

Përleshjet mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë në Uashington më 6 janar.

3/17 Përleshjet mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë në Uashington më 6 janar.

Një mbështetës i presidentit, Donald Trump merr pjesë në protestën para Kongresit.

4/17 Një mbështetës i presidentit, Donald Trump merr pjesë në protestën para Kongresit.

Njerëzit tentojnë të fshihen, teksa protestuesit hynë në Kongresin amerikan.

5/17 Njerëzit tentojnë të fshihen, teksa protestuesit hynë në Kongresin amerikan.

Policia barrikadon një derë teksa protestuesit tentojnë të hyjnë në Kongresin amerikan. Washington, 6 janar.

6/17 Policia barrikadon një derë teksa protestuesit tentojnë të hyjnë në Kongresin amerikan. Washington, 6 janar.

Një mbështetës i presidentit, Donald Trump qëndron në zyren e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Washington, 6 janar.

7/17 Një mbështetës i presidentit, Donald Trump qëndron në zyren e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Washington, 6 janar.

Uashington, 6 janar 2021
8/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
9/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
10/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
11/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
12/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
13/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
14/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
15/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
16/17 Uashington, 6 janar 2021
Uashington, 6 janar 2021
17/17 Uashington, 6 janar 2021
Previous slide
Next slide

Cili është qëllimi i Amendamentit 25?

Amendamenti 25, i ratifikuar më 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.

Neni 4 e adreson situatën ku presidenti është i paaftë për të kryer detyrën por nuk jep dorëheqje vullnetarisht.

Përpiluesit e Amendamentit 25, duket qartë se e kishin dizajnuar që ky nen të zbatohet kur një President bëhet i paaftë, për shkak të ndonjë sëmundje fizike apo mendore, thonë ekspertët. Disa shkollarë thonë se ky nen mund të zbatohet më gjerësisht për një president, i cili është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.

Për aktivizimin e Amendamentit 25, Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës dhe ta largojnë atë. Në këtë rast, Pence do ta merrte detyrën e presidentit.

Trump, më pas, mund të deklarojë se ai është i aftë që të vazhdojë punën. Nëse Pence dhe shumica nuk e kundërshtojnë përcaktimin e Trumpit, atëherë ai e rimerr pushtetin. Nëse ata e kundërshtojnë deklaratën e Trumpit, atëherë kjo çështje do të vendosej nga Kongresi, por Pence do të vazhdonte të ishte president në detyrë deri atëherë.

Për ta larguar Trumpin, do të duhet që të dy dhomat e Kongresit ta miratojnë atë me 2/3 e votave. Por, Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët do të mundte thjesht ta vononte votimin për këtë çështje, derisa të përfundojë mandati i Trumpit, tha Paul Campos, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Kolorados.

Një seancë ndryshe e Kongresit

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.
1/21 Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.
Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
2/21 Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.
3/21 Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.
Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi  qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
4/21 Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi  qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
Dokumente të hedhura përtokë brenda ndërtesës së Kongresit në Uashington.
5/21 Dokumente të hedhura përtokë brenda ndërtesës së Kongresit në Uashington.
Mobilje të rrëzuara në një korridor pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po mbahej një seancë për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, 7 janar 2021.
6/21 Mobilje të rrëzuara në një korridor pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po mbahej një seancë për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, 7 janar 2021.
Mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump.
7/21 Mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump.
Xhama të thyer në dysheme pasi mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit në Uashington.
8/21 Xhama të thyer në dysheme pasi mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit në Uashington.
Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
9/21 Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.
10/21 Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.
Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.
11/21 Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington.
12/21 Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington.
Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.
13/21 Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.
Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.
14/21 Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.
Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.
15/21 Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.
Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve,  6 Janar 2021, në Uashington.
16/21 Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve,  6 Janar 2021, në Uashington.
Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.
17/21 Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.
Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.
18/21 Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.
Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.
19/21 Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.
Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.
20/21 Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.
Mbështetësit e presidentit Donald Trump përballen me policët pasi janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit.
21/21 Mbështetësit e presidentit Donald Trump përballen me policët pasi janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit.
Previous slide
Next slide

Campos tha se Amendamenti 25 do të ishte mënyra e duhur për ta larguar presidentin Trump nga zyra pasi është procedurë shumë më e shpejtë sesa procesi i ‘Impeachment’.

“Pence do të bëhej menjëherë president, ndërsa procesi ‘Impeachment’ dhe dënimi do të merrte të paktën disa ditë”, tha Campos.

A mundet Trump të gjykohet nga Kongresi dhe të largohet?

Po.

Një koncept i gabuar për procesin gjyqësor në Kongres ndaj presidentit që njihet si ‘Impeachment’ është se i referohet thjesht largimit të presidentit nga zyra. Në fakt, ky proces i referohet vetëm Dhomës së Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, që mund të ngritë akuzat se presidenti është përfshirë në “krim të lartë ose kundërvajtje”- ngjashëm me një aktakuzë në një rast kriminal.

Nëse një shumicë e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve, që ka 435 anëtarë e miraton ngritjen e aktakuzës, i njohur si ‘nenet e impeachment-it”, procesi atëherë zhvendoset në Senat, në dhomën e lartë të Kongresit, i cili mban proces gjyqësor për të përcaktuar fajin e presidentit. Kushtetuta kërkon 2/3 e votave në Senat për dënimin dhe largimin e presidentit nga detyra.

Trump ka kaluar nëpër këtë proces gjyqësor, me iniciativën e Demokratëve në vitin 2019 në akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengimin e Kongresit, si rezultat i përpjekjeve të tij për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar Joe Biden dhe djalin e tij. Trump ishte shpallur i pafajshëm nga Senati që kontrollohej nga Republikanët në shkurt të vitit 2020.

Për çfarë ‘krimi të lartë dhe kundërvajtje’ mund të akuzohet Trump?

Frank Bowman, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Misurit, tha se Trump ‘ pa diskutim nxiti kryengritje", ose përpjekje për grushtshtet.

Por, Bowman tha se Trump mund të gjykohet nga Kongresi edhe për një vepër më të përgjithshme: mungesë lojaliteti ndaj Kushtetutës së SHBA-së dhe dështim për të zbatuar betimin e tij kur mori zyrën e presidentit.

Kongresi e ka diskrecionin në definimin e ‘krimit të lartë dhe kundërvajtjes’ dhe nuk është i kufizuar vetëm me veprat kriminale.

“Vepra më e rëndë dhe kryesore do të ishte ajo kundër Kushtetutës - një nga përpjekjet thelbësore për të minuar rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve, të cilat janë zhvilluar në mënyrë të ligjshme”, tha Bowman.

Përgatiti: Shkumbin Ahmetxhekaj

XS
SM
MD
LG