Kurti në sallë
Pas më shumë se një ore vonesë, mandatari për të formuar Qeverinë, Albin Kurti ka hyrë në sallën e Kuvendit.
Ai është parë në duar me një dosje, që mund të jetë e prezantimit të përbërjes së re qeveritare.
Ende është e paqartë nëse i ka votat e nevojshme - 61 sosh - për një mandat të ri në krye të Qeverisë.
Diskutime deri në minutën e fundit
Derisa jemi në pritje të nisjes së seancës, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë në lëvizje të vazhdueshme.
Ata shihen grupe-grupe duke diskutuar edhe me deputetë të partive tjera të mëdha shqiptare, dhe dalin e hyjnë në sallën e Kuvendit.
Kryetari i tyre, Albin Kurti, vazhdon të mos jetë në sallë.
Kurti nuk është ende në sallë
As mandatari për të formuar Qeverinë e re, Albin Kurti dhe as kryetari i Kuvendit, Dimal Basha nuk janë në sallën e Kuvendit.
Ora është 10:49 dhe seanca nuk ka nisur ende.
Pamje nga Kuvendi
Kameramani i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha është në sallën e Kuvendit dhe këto janë pamjet që i ka shkrepur ai: