Protesta në Prishtinë në shenjë solidarizimi me gratë iraniane, lufta në Ukrainë dhe shënimi i përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed në Pakistan, janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Fotografitë e javës
1
Prindërit e ushtarit ukrainas të vrarë së fundmi, Ruslan Zhumaboev, qëndrojnë pranë varrit të tij në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës në Harkiv, më 14 tetor.
2
Studentet afgane qëndrojnë në radhë për të hyrë në provimet pranuese në Universitetin e Kabulit.
3
Pamje muzgu në Baikonur, Kazakistan.
4
Një grua ndihmon një burrë pasi të dy u plagosën gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev më 10 tetor.