Protesta në Prishtinë në shenjë solidarizimi me gratë iraniane, lufta në Ukrainë dhe shënimi i përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed në Pakistan, janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Fotografitë e javës
13
Fqinjët ndihmojnë Rimma Tsykalenko, 65-vjeçare, e cila është në karrocë, që të kthehet në shtëpinë e saj pasi ka marrë pensionin mujor në qytetin e Bakmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës.
14
Oleksandra, 67-vjeçare, kujdeset për burrin e saj, Mykola, 66-vjeçar, i cili ka kancer në mushkëri, në shtëpinë e tyre të bombarduar në qytetin e Bakmutit, më 11 tetor.
15
Të afërmit dhe banorët protestojnë më 11 tetor, një ditë pasi një shofer i autobusit të shkollës u qëllua për vdekje në një sulm në autobusin e tij në Mingora, Pakistan. Deri në 2.000 vajza dhe djem u larguan nga shkolla në shenjë proteste ndaj sulmit.
16
Harku i nëndetëses sovjetike K-3 Leninsky Komsomol transportohet në një muze në qytetin e Kronstadt, jashtë Shën Petersburgut, Rusi, më 12 tetor.