Poçarët në Afganistan përballen me të ardhme të pasigurt
Një baba afgan dhe i biri i janë përkushtuar ruajtjes së trashëgimisë mijëvjeçare të qeramikës së punuar me dorë në Kandahar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Në një zonë me pluhur dhe të nxehtë të Kandaharit, Nazar Mohammad po krijon një enë balte duke përdorur të njëjtën teknikë tradicionale sikurse paraardhësit e tij. Ai është një nga mjeshtrit e shumtë që shpreson ta mbajë gjallë te brezat e ardhshëm trashëgiminë e pasur artistike të Afganistanit të përpunimit të qeramikës Kolali -- e njohur për lustrimet e saj unike blu dhe jeshile.
2
E vlerësuar shumë për tërheqjen e saj estetike dhe rëndësinë kulturore, qeramika Kolali është e kërkuar si dekor ose nga koleksionistët.
3
Gjurmëve të babait të tij po shkon edhe Hazret-ullah, i cili grumbullon argjilën e veçantë që e ka origjinën në zonën Dand të Kandaharit. Metodat dhe teknikat e poçarëve kanë ndryshuar shumë pak që nga lashtësia. Së pari, poçarët mbledhin argjilën dhe e pastrojnë nga depozitat natyrore. Më pas e përpunojnë atë duke i hequr papastërtitë si gurët dhe lëndë organike përpara se të brumoset dhe të përzihet me ujë për të arritur një qëndrueshmëri gjatë punimit.
4
Poçarët më pas i japin formë argjilës me ndihmën e një rrote qeramike që sillet. Pasi të arrihet forma e dëshiruar, balta do të lihet të thahet duke qenë ende mjaft e lakueshme për trajtim të mëtejshëm.