Ndërlidhjet

Popullsia e Kinës rritet me ritmin më të ngadalshëm në dekada


Në foshnje e lindur në Vuhan një vit më parë.
Në foshnje e lindur në Vuhan një vit më parë.

Popullsia e Kinës është rritur me ritmin më të ngadalshëm në dekada, bazuar në të dhënat qeveritare të publikuara të martën.

Shkalla mesatare e rritjes vjetore ka qenë 0.53 për qind në 10 vjetët e fundit, çka përbën rënie nga shkalla 0.57 sa ka qenë në periudhën 2000-2010, duke e çuar numrin e popullsisë në 1.41 miliard.

Këto rezultate rrisin presionin te Pekini për të shtuar masat ashtu që çiftet të kenë më shumë fëmijë, dhe të shmangin rënien e numrit të popullsisë.

Këto rezultate janë publikuar pas regjistrimit të popullsisë, proces që realizohet çdo dekadë.

Regjistrimi i popullsisë është kryer në fund të vitit 2020, me ç’rast shtatë milionë persona kanë shkuar derë më derë për të mbledhur informacione për familjet kineze.

Marrë parasysh numrin e personave që kanë marrë pjesë, ky proces konsiderohet tejet i rëndësishëm për popullsinë e Kinës, sa u përket planifikimeve në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG