Ndërlidhjet

Presidenti i Afrikës së Jugut: Dhuna në këtë vend është planifikuar


Pamje të dyqaneve të thyera në Afrikë të Jugut.
Pamje të dyqaneve të thyera në Afrikë të Jugut.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka thënë se dhuna që ka përfshirë këtë shtet, ka qenë e planifikuar më herët, dhe e ka përshkruar të njëjtën si sulm ndaj demokracisë.

Trazirat në këtë vend kanë nisur pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma.

Numri i të vdekurve është rritur në 213, pothuajse për 100 prej të enjtes, ka qenë Qeveria.

Zyrtarët policorë kanë nisur të mbrojnë furnizimet me ushqim, pas disa ditëve të plaçkitjeve të dyqaneve, gjë që ka rezultuar në mungesa.

Vlerësohet se rreth 1 miliard dollarë ushqime janë vjedhur në KwaZulu-Natal, në të paktën 800 dyqane, ka thënë kryetari i kësaj province.

“Është e qartë se të gjitha këto incidente gjatë trazirave dhe plaçkitjet janë hetuar – ka pasur njerëz që kanë planifikuar dhe koordinuar atë”, ka thënë Ramaphosa gjatë një vizite në KwaZulu-Natal, njëherësh epiqendër të dhunës.

Presidenti ka thënë se trazirat kanë qenë tentim për të dëmtuar demokracinë e Afrikës së Jugut.

Ai ka thënë para mbështetësve të tij se organizatorët janë identifikuar, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Ne do t’i ndjekim ata”, u ka thënë ai gazetarëve.

Në KwaZulu-Natal, shumë persona kanë pritur në radhë për ushqim, për të siguruar pak produkte të domosdoshme.

Dhuna e kësaj javë në këtë provincë, ka lënë rrugët e dëmtuara apo të bllokuara nga protestuesit, dhe Qeveria dëshiron të sigurohet që furnizimet me ushqim nuk do të pengohen”, ka thënë Khumbudzo Ntshavheni, ministre në detyrë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG