Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme kundër sirianëve në Ankara


Xhami i një dyqani të thyer, si pasojë e protestave kundër sirianëve në Ankara.

Protestuesit kundër migrantëve kanë sulmuar shtëpitë, dyqanet dhe makinat e sirianëve në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, pas supozimeve për vrasje të një adoleshenti.

Dhuna ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës, pas raportimeve se një refugjat sirian ka therur dy burra turq gjatë një përleshjeje.

Emirhan Yalcin, 18-vjeçar besohet se është vrarë gjatë përleshjes.

Prokurorët kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast dhe kanë arrestuar dy persona.

Qindra banorë lokalë janë nisur në një zonë në Ankara ku jeton komuniteti i migratëve dhe refugjatëve nga Siria.

Video-materialet kanë shfaqur një grup të burrave duke rrotulluar makinat dhe duke thyer dyqanet, transmeton BBC.

Disponimi kundër migrantëve është duke u rritur në vazhdimësi në Turqi, derisa edhe një numër politikanësh janë duke bërë fushatë për kufizime më të ashra.

Tensionet janë rritur së fundmi edhe për shkak të arritjes së mijëra afganëve në Turqi, pas përshkallëzimit të dhunës në shtetin e tyre.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, duke përfshirë më shumë se tre milionë sirianë.

XS
SM
MD
LG