Ndërlidhjet

Qetë në Odesë: Qyteti strategjik i Ukrainës në pritje të së nesërmes

Ndërsa betejat janë të ndezura në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, njerëzit në qytetin port strategjik të Detit të Zi, Odesa, po përpiqen ta jetojnë jetën sa më normalisht që të jetë e mundur. Odesa është goditur nga raketat ruse, por qyteti deri më tani është kursyer nga çdo sulm në shkallë të plotë. Me shenjat e kujdesit "rrezik, mina" që shënojnë plazhet e saj, thasë me rërë që mbrojnë trashëgiminë dhe sirenat e sulmit ajror që paralajmërojnë qytetarët e saj për raketat që vijnë, banorët e Odesës po jetojnë duke e ditur se momentet e qeta të normalitetit mund të marrin fund.

Qyteti historik i Odesës, i themeluar më 1794 nga Katerina e Madhe në bregun e Detit të Zi, është i njohur për shkallët e tij Potemkin, arkitekturën mahnitëse dhe plazhet e këndshme. Qytetarët, gjithashtu, presin me ankth se çka do të ndodhë me fatin e tij teksa qytetet port si Mariupoli dhe Hersoni janë bërë gërmadha nga pushtimi rus i Ukrainës. Nëse Rusia mund të arrijë ta pushtojë Odesën, do të ishte një çmim strategjik ushtarak, që do t'i jepte fund mundësisë së Ukrainës për të përdorur Detin e Zi për importet dhe eksportet e saj.


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG