Ndërlidhjet

Qetësia pas sulmeve nuk sjell siguri për iranianët 

Pazari i Madh në Teheran, 13 prill 2026.
Pazari i Madh në Teheran, 13 prill 2026.

Më 9 prill, një ditë pas shpalljes së armëpushimit mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, Maryami - emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë - u kthye në apartamentin e saj bashkë me tri macet.

Ajo kaloi gati gjashtë javë te një shoqe, në një lagje veriore të Teheranit.

Thotë se nuk mund t’i përballonte bombardimet vetë dhe se shoqja e saj e kishte ftuar të qëndronte me të.

Në fund të të 40-ave të saj, Maryami thotë se u ndje e lehtësuar kur u shpall armëpushimi, por shton se vazhdon të jetë shumë e shqetësuar për të ardhmen.

“Gjëja e parë që i themi njëri-tjetrit këto ditë, është: ‘Ne mbijetuam’. Jam e lumtur që lufta mbaroi. Në të njëjtën kohë, ende mendoj se jemi në një gjendje të pasigurt dhe jam e shqetësuar se situata ekonomike do të përkeqësohet”, thotë Maryami.

Sulmet e vazhdueshme ajrore nga SHBA-ja dhe Izraeli, që kishin tronditur Iranin që nga 28 shkurti, u ndalën me një marrëveshje armëpushimi që çoi në bisedime për paqe, fundjavën e kaluar në Islamabad.

Por, më shumë se 20 orë negociata nuk arritën të prodhonin ndonjë marrëveshje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi menjëherë pas përfundimit të tyre se delegacioni amerikan ishte “shumë miqësor” dhe “respektues” ndaj delegacionit iranian, por, gjithashtu, bëri thirrje për një bllokadë të plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke filluar nga 13 prilli.

Ai shtoi në një postim në rrjetet sociale se ushtria amerikane mbetet “plotësisht ‘GATI PËR VEPRIM’” dhe se “mund t’i japë fund asaj pak që ka mbetur nga Irani”.

“A do të mbahet armëpushimi? Dhe, çfarë ndodh pas dy javësh kur të mbarojë?”, pyetet Maryam, duke shtuar se nuk mendon se mund të përballojë bombardime të reja.

“Ishte e tmerrshme. Ndihem e rraskapitur dhe jam shumë në ankth... Të gjithë po marrin ilaçe për nervat e tyre. Çmimi i [ilaçit kundër depresionit] Asentra është shumëfishuar dhe është e vështirë ta gjesh në Teheran”, thotë ajo.

“Duke pritur më të keqen”

Maryami thotë se nuk kishte mungesa në kryeqytetin iranian gjatë armiqësive, të cilat zgjatën gati gjashtë javë, por se çmimet u rritën në mënyrë drastike.

“Nga njëra anë, gjithçka dukej si më parë - përveç bombardimeve dhe zhurmës së avionëve dhe dronëve. Nga ana tjetër, asgjë nuk ishte normale”, thotë ajo.

Natën, mbështetësit e regjimit dilnin në rrugë, duke thirrur slogane proqeveritare dhe duke lëshuar këngë fetare dhe patriotike përmes altoparlantëve.

Pika kontrolli u ngritën në të gjithë qytetin, ku milicia Basixh inspektonte celularët dhe makinat e njerëzve.

Gjashtë javë luftë në Iran përmes fotove

Bishti i një rakete balistike iraniane që ra në Shadmot Mehola, vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor. Irani ka kryer sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, me predha dhe mbetje të tyre që u rrëzuan në mbarë Bregun Perëndimor më 4 prill.
1/17 Bishti i një rakete balistike iraniane që ra në Shadmot Mehola, vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor. Irani ka kryer sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, me predha dhe mbetje të tyre që u rrëzuan në mbarë Bregun Perëndimor më 4 prill.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Sulmet iraniane me dronë po ashtu goditën shtetet e Gjirit Persik më 4 prill. Kjo fabrikë nafte në Basra të Irakut pësoi dëme.
2/17 Sulmet iraniane me dronë po ashtu goditën shtetet e Gjirit Persik më 4 prill. Kjo fabrikë nafte në Basra të Irakut pësoi dëme.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Kjo fotografi u publikua më 5 prill nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit që pretendohet se shfaq një aeroplan të shkatërruar gjatë misionit të SHBA-së për të gjetur aviatorin e saj. Piloti i dytë i aeroplanit të rrëzuar amerikan F-15E në Iran u shpëtua nga forcat speciale, tha Uashingtoni.
3/17 Kjo fotografi u publikua më 5 prill nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit që pretendohet se shfaq një aeroplan të shkatërruar gjatë misionit të SHBA-së për të gjetur aviatorin e saj. Piloti i dytë i aeroplanit të rrëzuar amerikan F-15E në Iran u shpëtua nga forcat speciale, tha Uashingtoni.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Një aeroplan amerikan për furnizim me karburant, i llojit KC-135 Stratotanker duke mbushur me karburant fluturaken F-35A Lightning II në një lokacion të paidentifikuar më 5 prill.
4/17 Një aeroplan amerikan për furnizim me karburant, i llojit KC-135 Stratotanker duke mbushur me karburant fluturaken F-35A Lightning II në një lokacion të paidentifikuar më 5 prill.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Besimtarët e krishterë duke u ndaluar nga forcat izraelite të sigurisë para Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem, pasi u ndaluan që të merrnin pjesë në ngjarjet për të shënuar Të Hënën e Pashkëve më 5 prill. Kufizime kundër tubimeve të mëdha janë vendosur për shkak të luftës me Iranin.
5/17 Besimtarët e krishterë duke u ndaluar nga forcat izraelite të sigurisë para Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem, pasi u ndaluan që të merrnin pjesë në ngjarjet për të shënuar Të Hënën e Pashkëve më 5 prill. Kufizime kundër tubimeve të mëdha janë vendosur për shkak të luftës me Iranin.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Shtëllunga tymi në Teheran më 7 prill pas sulmeve ajrore.
6/17 Shtëllunga tymi në Teheran më 7 prill pas sulmeve ajrore.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 prill, një ditë pasi SHBA-ja arriti marrëveshje armëpushimi me Iranin. Në një postim në rrjetet sociale më 7 prill, Trump shkroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani dështon të arrijë një marrëveshje.
7/17 Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 prill, një ditë pasi SHBA-ja arriti marrëveshje armëpushimi me Iranin. Në një postim në rrjetet sociale më 7 prill, Trump shkroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani dështon të arrijë një marrëveshje.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Iranianë të mbledhur në sheshin Enqelab në Teheran më 8 prill, pas njoftimit për arritjen e armëpushimit të përkohshëm mes Uashingtonit dhe Teheranit.
8/17 Iranianë të mbledhur në sheshin Enqelab në Teheran më 8 prill, pas njoftimit për arritjen e armëpushimit të përkohshëm mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Në Teheran, mbështetësit e Qeverisë dolën në rrugë për të festuar pas njoftimit për armëpushimin dyjavor.
9/17 Në Teheran, mbështetësit e Qeverisë dolën në rrugë për të festuar pas njoftimit për armëpushimin dyjavor.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Bombarduesi amerikan B-52 Stratofortress u rikthye në bazën ajrore RAF Fairford në Britani më 8 prill, i pajisur me municione, pas njoftimit për armëpushim.
10/17 Bombarduesi amerikan B-52 Stratofortress u rikthye në bazën ajrore RAF Fairford në Britani më 8 prill, i pajisur me municione, pas njoftimit për armëpushim.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Disa orë pas njoftimit për armëpushimin, Irani pretendoi se një nga rafineritë e tij të naftës u shënjestrua në ishullin Lavan. Video të publikuara në rrjetet sociale treguan tym dhe flakë duke dalë nga rafineria.
11/17 Disa orë pas njoftimit për armëpushimin, Irani pretendoi se një nga rafineritë e tij të naftës u shënjestrua në ishullin Lavan. Video të publikuara në rrjetet sociale treguan tym dhe flakë duke dalë nga rafineria.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Ky imazh satelitor shfaq tym duke dalë nga fabrika e naftës Aramco në Abkaik të Arabisë Saudite më 8 prill. Sulmi i raportuar vë në pah brishtësinë e armëpushimit dhe ndodhi disa orë pasi marrëveshja u arrit.
12/17 Ky imazh satelitor shfaq tym duke dalë nga fabrika e naftës Aramco në Abkaik të Arabisë Saudite më 8 prill. Sulmi i raportuar vë në pah brishtësinë e armëpushimit dhe ndodhi disa orë pasi marrëveshja u arrit.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Shtëllungë tymi në periferi të Bejrutit më 8 prill, teksa Izraeli kreu sulmet më të ashpra në Liban që nga nisja e luftës.
13/17 Shtëllungë tymi në periferi të Bejrutit më 8 prill, teksa Izraeli kreu sulmet më të ashpra në Liban që nga nisja e luftës.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Punëtorët pastrojnë rrënojat në lagjen Bir Hasan në periferinë jugore të Bejrutit më 9 prill. Izraeli ka thënë se sulmet ndaj Hezbollahut nuk përfshihen në armëpushim, ndërkaq Irani ka argumentuar të kundërtën duke thënë se edhe Libani është pjesë e marrëveshjes.
14/17 Punëtorët pastrojnë rrënojat në lagjen Bir Hasan në periferinë jugore të Bejrutit më 9 prill. Izraeli ka thënë se sulmet ndaj Hezbollahut nuk përfshihen në armëpushim, ndërkaq Irani ka argumentuar të kundërtën duke thënë se edhe Libani është pjesë e marrëveshjes.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Pasi u arrit marrëveshja e armëpushimit, një bildord i madh ende gjendet në Sheshin e Revolucionit në Teheran ku shkruan: “Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”. Sipas marrëveshjes, Irani duhej të rihapte rrugën vitale të transportit kyç global të naftës dhe gazit, por vetëm pak anije po kalojnë përmes ngushticës.
15/17 Pasi u arrit marrëveshja e armëpushimit, një bildord i madh ende gjendet në Sheshin e Revolucionit në Teheran ku shkruan: “Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”. Sipas marrëveshjes, Irani duhej të rihapte rrugën vitale të transportit kyç global të naftës dhe gazit, por vetëm pak anije po kalojnë përmes ngushticës.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Forcat e sigurisë së Pakistanit duke qëndruar pranë rezidencës presidenciale më 10 prill, teksa Islamabadi është mikpritës i bisedimeve për paqe.
16/17 Forcat e sigurisë së Pakistanit duke qëndruar pranë rezidencës presidenciale më 10 prill, teksa Islamabadi është mikpritës i bisedimeve për paqe.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Qytetarët marrin pjesë në një funeral në Sidon të Libanit më 10 prill të organizuar për njerëzit që u vranë pasi Izraeli sulmoi një kafene.
17/17 Qytetarët marrin pjesë në një funeral në Sidon të Libanit më 10 prill të organizuar për njerëzit që u vranë pasi Izraeli sulmoi një kafene.
Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Previous slide
Next slide

Leila, një nënë e dy fëmijëve, tregon se u ndalua në një pikë kontrolli në lagjen Niavaran të Teheranit, ku forcat Basixh inspektuan makinën e saj.

“Nuk kisha shami në kokë, por nuk e përmendën. Ishin të sjellshëm dhe më kërkuan vetëm ta hapja bagazhin”, thotë Leila.

Ajo e përshkruan këtë veprim si një shfaqje force.

“Ata duan të thonë se ne jemi ende këtu”, sipas saj.

Leila tregon se në një pjesë tjetër të qytetit, pa dy policë të ulur në një tavolinë në rrugë, duke folur me dy burra që dukej se ishin të varur nga droga.

“Stacionet e policisë janë bombarduar, kështu që ata po punojnë në ajër të hapur”, thotë ajo.

Ashtu si Maryami, Leila është e shqetësuar për ditët dhe muajt që do të vijnë.

“Ata na bombarduan dhe na lanë me një Khamenei më të ri”, thotë ajo, duke iu referuar Mojtaba Khameneit, i cili pasoi të atin, Ali Khamenei, si udhëheqës suprem i Iranit, pasi ai vdiq në një sulm ajror.

“Askush nuk e di nëse ai është vërtet gjallë apo çfarë është i aftë të bëjë. Ka dëme në infrastrukturën tonë dhe shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë”, thotë Leila.

Maryami kujton se 8 prilli ishte një nga netët më të këqija, kur shumë prisnin që Shtetet e Bashkuara të bombardonin termocentralet e Iranit dhe ta kthenin vendin në “epokën e gurit”.

“Ne të gjithë bëmë dush, lamë rrobat, karikuam telefonat dhe bateritë tona dhe u furnizuam me shishe dhe kanaqe uji, duke pritur më të keqen”, rrëfen ajo.

Sipas Maryamit, shumë iranianë, fillimisht, e kishin mbështetur ndërhyrjen ushtarake, duke shpresuar se do ta rrëzonte Republikën Islamike.

Lufta pasoi një shtypje brutale të autoriteteve kundër protestuesve antiqeveritarë në janar, që rezultoi me mijëra njerëz të vrarë.

“Kur filloi lufta dhe ata vranë Khamenein, disa ishin optimistë. Por, më vonë, e kuptuan se çfarë është në të vërtetë lufta”, thotë Maryami.

“Ata panë shkatërrimin e infrastrukturës dhe kuptuan se edhe ata mund të ishin vrarë”, shton ajo.

“Ata që munden, do të emigrojnë”

Sipas autoriteteve iraniane, mbi 3.000 njerëz u vranë në sulmet amerikane-izraelite, të cilat nisën më 28 shkurt.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe e Iranit tha javën e kaluar se 857 shkolla dhe hapësira arsimore, si dhe 338 spitale dhe klinika u dëmtuan në luftë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore të Iranit, 140 monumente u shkatërruan ose u dëmtuan.

Leila thotë se shumë njerëz tani janë në një gjendje “të pashpresë” dhe “ankthi”.

“Ata që munden, do të emigrojnë”, thotë ajo.

Shitësit në Pazarin e Madh të Teheranit, 13 prill 2026.
Shitësit në Pazarin e Madh të Teheranit, 13 prill 2026.

Aliu, një biznesmen në kryeqytetin iranian, është gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen.

“Shumë do të jenë pa punë për shkak të luftës. Ata goditën fabrikën e çelikut Mobarakeh dhe fabrikat tona petrokimike - dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës”, thotë ai.

Aliu tregon se shumë nga miqtë e tij, kishin shpresuar se lufta do t'i jepte fund Republikës Islamike.

“Në vend të kësaj, dëmtoi rëndë Iranin, jo Republikën Islamike”, thotë ai, duke vënë në dukje shkatërrimin e infrastrukturës civile dhe të pallateve historike.

Sipas tij, pasojat ekonomike po përkeqësohen - shumë vende pune janë mbyllur, ndërsa shumë njerëz po humbasin mjetet e tyre për jetesë, për shkak të kufizimeve të internetit.

“Shoku im është mësues gjuhësh. Ai nuk ka pasur asnjë të ardhur që nga janari”, thotë Aliu.

“Ka shumë si ai. Njerëzit që mbështeten në internet për të siguruar jetesën, tani po luftojnë, duke mbijetuar me kursimet që së shpejti do të mbarojnë. Jemi të bllokuar midis një regjimi që na kufizon të drejtat më themelore dhe dy vendeve që na bombarduan”, shton ai.

Teheran, 13 prill 2026.
Teheran, 13 prill 2026.

Gjatë konfliktit, Aliu tregon se shumë njerëz vuajtën për shkak të kufizimeve të internetit, të vendosura nga shteti, të cilat u pamundësonin të kishin qasje në informacion dhe të lidheshin me të dashurit e tyre.

Pavarësisht armëpushimit, ndërprerja e internetit mbetet në fuqi, duke lënë miliona iranianë në errësirë digjitale.

Monitoruesi i lidhjeve të internetit, Netblocks, tha më 5 prill se bllokimi i vazhdueshëm i internetit në Iran, është bllokimi më i gjatë kombëtar i internetit i regjistruar ndonjëherë në një vend.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG