Ndërlidhjet

Qyteti i Nju Jorkut lehtëson vendimin për maskat


Nju Jork.
Nju Jork.

Qyteti i Nju Jorkut u është bashkuar qyteteve tjera të mëdha që u mundësojnë personave të vaksinuar plotësisht, të heqin maskat në shumicën e rasteve.

Pas më shumë se një viti prej kur janë mbyllur shumë biznese, Nju Jorku ka marrë një vendim të madh më 19 maj, drejt kthimit në jetën para pandemisë.

Restorantet, dyqanet, palestrat dhe shumë biznese tjera tani do të mund të punojnë me kapacitet të plotë nëse kontrollojnë dokumentet e vaksinimit apo aplikacionet që vërtetojnë se të gjithë klientët janë imunizuar.

Ndalesa për mbyllje të restoranteve në mesnatë do të hiqet në fund të muajit.

Kryetari Bill de Blasio ka shpallur nisjen e “verës së qytetit të Nju Jorkut”, pasi zyrtarët kanë thënë se është koha që të tejkalohet pamja krejtësisht e thatë e këtij qyteti në valën e parë të pandemisë, në pranverë të vitit 2020.

Deri më tani rreth 48 për qind e banorëve të këtiij qyteti kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Vdekjet kanë rënë në rreth 24 gjatë ditës, derisa është raportuar edhe për rënie të numrit të të infektuarve.

Edhe qytetet tjera amerikane kanë thënë se personat e vaksinuar plotësisht, mund të dalin pa maska.

XS
SM
MD
LG