Rajoni manifeston për Ukrainën në njëvjetorin e pushtimit rus
Në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, vendet e Ballkanit Perëndimor në shenjë solidarizimi me Ukrainën, kanë mbajtur disa aktivitete kundër pushtimit rus.
1
Flamuri i Ukrainës përkrah flamurit të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.
2
Në Prishtinë, në një nga aktivitetet e mbajtura për të nderuar një vit qëndrese të Ukrainës nga pushtimi rus, në qiell u lëshuan të fluturojnë pëllumba që simbolizojnë paqe.
3
Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
4
"Liri për Ukrainën" është mbishkrimi i shpalosur në qendër të Prishtinës të premten në mëngjes.