Ndërlidhjet

Kina nis misionin gjashtë-mujor në hapësirë


Astronauti kinez Liu Boming jashtë stacionit të ri hapësinor kinez Tiangong. Fotografi nga arkivi.
Astronauti kinez Liu Boming jashtë stacionit të ri hapësinor kinez Tiangong. Fotografi nga arkivi.

Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, raporton agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua. Pjesë e ekuipazhit janë tre austronautë.

Fluturakja hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Ekipi planifikon të kalojë gjashtë muaj në stacionin hapësinor Tiangong. Ata e kanë për detyrë të vendosin pajisje dhe të testojnë teknologjinë për ndërtimin e ardhshëm në Tiangong. Misioni i kaluar pati qëndruar tre muaj në hapësirë.

Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008.

Ai tha se ekipi do të kryejë operacione "më komplekse" në hapësirë sesa misionet e mëparshme.

Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Wang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.

Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG