Ushtria ruse tha se përdori raketa, të lëshuara nga deti dhe ajri, artileri dhe avionë për të goditur objektiva në Lviv dhe në gjithë Ukrainën. Infrastruktura me rëndësi, si hekurudhat, por edhe zona civile, u përfshinë nga zjarri i artilerisë ruse. Kryebashkiaku i qytetit perëndimor, Lvivit, tha se raketat ruse goditën disa stacione të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje. Furnizimi me ujë për qytetin - strehë për një numër të madh të ukrainasve të zhvendosur - u ndërpre dhe të paktën dy persona u plagosën. Disa civilë ia dolën të dilnin nga fabrika e rrethuar e çelikut, Azovstal, në Mariupol, ndërsa Rusia shtynte ofensivën e saj ushtarake në Ukrainën lindore. Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet e luftës, të bëra më 2 dhe 3 maj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Facebook Forum