Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe tetë viktima nga COVID-19


Reparti i Infektivës në Spitalin e Gjilanit, ku trajtohen pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.
Reparti i Infektivës në Spitalin e Gjilanit, ku trajtohen pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën më 25 shtator se tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 88 raste të reja me këtë virus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4,704 mostrave, që i bie që 1.87 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv.

Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 654 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4,800.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 15,718 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 493,794 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.

XS
SM
MD
LG