Ndërlidhjet

Kosova regjistron 10 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 627.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,248 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 92,890 persona.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Një ditë më parë në Kosovë kanë arritur 10,000 vaksina kundër koronavirusit, të bëra donacion nga Kroacia.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

XS
SM
MD
LG