Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 110 raste me koronavirus


Pamje nga një dhomë për kujdes intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shtator, 2020.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 110 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,667 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Podujeva.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 gusht janë shëruar dy pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 689.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,623 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,267 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 17,322 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 155,907, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 445,650.

XS
SM
MD
LG