Ndërlidhjet

Kosova regjistron 11 viktima dhe 1,682 raste me koronavirus


Dy punëtorë shëndetësorë brenda një tende, ku ofrohen shërbime për personat që dyshohet se janë infektuar nga koronavirusi. Fotografi nga arkivi.
Dy punëtorë shëndetësorë brenda një tende, ku ofrohen shërbime për personat që dyshohet se janë infektuar nga koronavirusi. Fotografi nga arkivi.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 11 viktima me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 22 gusht janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,315 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18,776 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 236,405 persona, derisa sipas autoriteteve 707,793 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Rritet në 32 numri i pacientëve në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

XS
SM
MD
LG