Ndërlidhjet

Kosova regjistron 11 viktima me koronavirus


Stafi shëndetësor duke trajtuar një pacient të infektuar me koronavirus në Klinkën Infektive në Prishtinë.
Stafi shëndetësor duke trajtuar një pacient të infektuar me koronavirus në Klinkën Infektive në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

XS
SM
MD
LG