Ndërlidhjet

Kosova regjistron 585 raste të reja me koronavirus


Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 14 janar, janë regjistruar 585 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6.589 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 8.87 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 57 persona janë shëruar derisa 3.339 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.994 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

XS
SM
MD
LG