Ndërlidhjet

Kosova regjistron 12 raste të infektimit me koronavirus


Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të enjten 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,676 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 qershor janë shëruar 182 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,652.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 72.637 persona.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

XS
SM
MD
LG