Ndërlidhjet

Kosova regjistron tetë raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten tetë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,353 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 korrik janë shëruar 10 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 149.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,835 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG