Ndërlidhjet

Kosova regjistron 11 raste të reja me koronavirus


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 11 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,366 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 17 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 99.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,894 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 11,546 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 88,961, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 305,991.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG