Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 47 raste të reja me COVID-19


Një paciente me COVID-19 e shtrirë në një spital në Gjilan. Fotografi nga arkivi.
Një paciente me COVID-19 e shtrirë në një spital në Gjilan. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 1 janar se është regjistruar një viktimë dhe 47 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 3,482 mostrave.

Në 24 orëshin paraprak, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe shtatë persona, ndërkaq raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 492.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 931 doza të vaksinës.

Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 783,074 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç dhe ata mund të marrin njërën nga dy vaksinat që përdoren në Kosovë: AstraZeneca dhe Pfizer.

Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG