Ndërlidhjet

Kosova regjistron dy viktima dhe 787 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 787 raste të reja me koronavirus, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dolën pas testimit të 5,082 mostrave. Sipas kësaj shifre i bie që 15.48 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Në raportin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 3,613 pacientë.

Aktualisht, në Kosovë 20,995 janë raste aktive me koronavirus.

Në betejë për të minimizuar pasojat e Omicronit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:54 0:00

MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë administruar 1,754 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.

XS
SM
MD
LG